12.5 C
Tirana

60 zjarre gjatë fundjavës në Maqedoninë e Veriut

Më datë:

Për shkak të rritjes së temperaturave ditët e fundit, është rritur numri i zjarreve në ambiente të hapura. Vetëm gjatë fundjavës së kaluar janë regjistruar 60 zjarre, njoftoi Qendra për Menaxhimin e Krizave në Maqedoninë e Veriut (QMK).

Sipas QMK-së, deri në mesnatë, 9 zjarre ishin ende aktive. Dy zjarre janë në komunën e Prilepit, një në fshatin Krushevicë dhe një në fshatin Lopaticë. Po ashtu, një zjarr është aktiv në komunën e Demir Hisarit, ndërmjet fshatrave Rastojcë dhe Koçishtë.

Sipas Qendrës për Menaxhimin e Krizave një zjarr tjetër është aktiv në komunën e Novo Sellës, në malet e Ograzhden, afër fshatit Sushicë. Po ashtu, ka zjarr në komunën e Gjevgjelisë, në fshatin Kovanec, dhe në Ohër, në fshatin Soshani në Debërcë.

Në komunën e Çashkës, ka zjarr mes fshatrave Teovo dhe Plevenje, ndërsa në Saraj dhe Zhelinë ka gjithashtu zjarre aktive. Zjarri i fundit është në komunën e Tetovës, mbi fshatin Veshallë në Malin Sharr.

QMK ka apeluar për kujdes të shtuar gjatë qëndrimit në ambiente të hapura dhe i bën thirrje fermerëve të mos djegin kashtën dhe blegtorëve të mos djegin kullotat.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Berisha: Qeverisja e Kosovës është tre herë më afër BE-së se qeverisja shqiptare

https://www.youtube.com/live/Fgk85qn9710?si=WigSoVg0Rg0rmvIC&t=710 Në një konferencë me gazetarët, Sali Berisha tha se...

Osmani pret në takim Ursula von der Leyen

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani po pret në takim...

Balla: Përfaqësim i të gjitha partive parlamentare në komisionin e reformës zgjedhore

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla...

PS-PD konsensus për ngritjen e Komisioneve për Reformën Zgjedhore dhe Territoriale

Nën drejtimin e Kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi u...