5,2 për qind e evropianëve punojnë nga shtëpia

Më datë:

5,2 për qind e qytetarëve të Bashkimit Evropian (BE) punojnë nga shtëpia, treguan të dhënat e Zyrës Evropiane të Statistikave (Eurostat).

Të dhënat e publikuara nga Eurostat kanë të bëjnë me periudhën e vitit 2018, gjatë së cilës Holanda ka rezultuar vendi me përqindjen më të lartë të personave që kanë punuar nga shtëpia në mesin e vendeve anëtare të BE-së. 14 për qind e holandezëve kanë kryer punët nga shtëpia, pasuar nga Finlanda me 13,3 për qind, Luksemburgu me 11 për qind dhe Austria me 10 për qind.

Nga ana tjetër, vendet ku më pak qytetarë kanë punuar nga shtëpia janë Bullgaria me 0,3 për qind, Rumania me 0,4 për qind, Qiproja Greke me 1,2 për qind dhe Kroacia me 1,4 për qind.

Në Gjermani, 5 për qind e qytetarëve kanë punuar nga shtëpia, në Francë 6,6 për qind, në Itali 3,6 për qind dhe në Spanjë 4,3 për qind.

Në Britani, e cila tashmë është larguar nga blloku, 4,4 për qind e qytetarëve kanë punuar nga shtëpia.

Ky numër në Turqi është 2,2 për qind.

Në baza gjinore, në BE, përqindja e punës nga shtëpia te femrat ka qenë 5,5, ndërsa te meshkujt 5.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Automjeti i punonjësit të policisë në Vlorë digjet, hetime për urdhër kriminal nga burgu

Digjet qëllimisht një automjet në pronësi të një punonjësi...

Protesta dhe përplasjet, Berisha ngre akuza për përdorim të mjeteve të forta nga policia

Një ditë pas protestës së PD, Berisha ka dënuar...

Nga “Mine Peza”, Balliu denoncon dhunën dhe akuzon policinë

Nga “Mine Peza”, ku vizitoi të ndaluarit e protestës...