8.5 C
Tirana

5 arsye pse duhet të konsumoni fruta çdo mëngjes

Më datë:

Zakonet e mira që ndiqni gjatë mëngjesit ndihmojnë për të bërë një jetë sa më të shëndetshme. Nëse konsumoni ushqim të shëndetshëm, ndiheni më energjik gjatë ditës. Prandaj, është shumë e dobishme ta nisni ditën me fruta.

Për një stomak të shëndetshëm

Frutat forcojnë sistemin e tretjes. Fibrat shkatërrojnë toksinat në stomak dhe ndihmojnë në lehtësimin e problemeve të stomakut. Përveç kësaj, uji gjendet gjithashtu në sasi të larta tek frutat, i cili e mban trupin të hidratuar.

Ndiheni energjik

Portokalli, mango, shega, shalqiri dhe molla përmbajnë ujë dhe glukozë në sasi të mëdha. Nëse i konsumoni në mëngjes, do të ndiheni më energjik gjatë gjithë ditës. Indeksi glikemik është i ulët në fruta, kështu që ekziston më pak rrezik për zhvillimin e sheqerit në gjak.

Zvogëlon stresin

Limoni, papaja, rrushi, kivi dhe portokalli përmbajnë vitaminë C, e cila ndikon tek niveli i stresit.

Kontrollon peshën

Frutat me përmbajtje të lartë fibrash ju bëjnë të ndiheni të ngopur për një kohë të gjatë dhe në këtë mënyrë e mbajnë peshën tuaj nën kontroll. Përveç kësja, djegin dhjamin shtesë në trup.

Forcon metabolizmin

Ekzistojnë disa enzima në fruta. Kur i hani gjatë mëngjesit, veprimi enzimatik që ndodh ndihmon për të nxitur metabolizmin dhe promovon imunitetin.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Rama: Universitetet kanë rritur kapacitetin financues jashtë buxhetit të shtetit

 Kryeministri Edi Rama mori pjesë sot në Konferencën e...

Gjyqi i Ilir Beqajt për koncesionin e sterilizimit shtyhet, debate mbi provat dhe procedurat

Gjyqi i ish-ministrit Ilir Beqaj, i akuzuar në lidhje...

Balliu: Komuniteti evropiane pezulloi fondet për dixhitalizimin

Deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, deklaroi sot se...

Spiropali pritet nga homologu në Kiev: Shqipëria, mbështetje të palëkundur ndaj Ukrainës

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali,...