6.5 C
Tirana

3145 gjoba për shkelje rrugore gjatë 15 ditëve të para të dhjetorit në Vlorë dhe Sarandë

Më datë:

Policia Rrugore e Vlorës dhe Sarandës, gjatë 15-ditëshit të parë të muajit dhjetor, si rezultat i monitorimeve të vazhdueshme në të gjitha akset rrugore, duke përdorur mjete inteligjente si radarë automatikë, dronë cilësorë, poliskanë dhe dragera ka arrestuar 6 drejtues mjetesh dhe ka kaluar për procedim penal 2 të tjerë për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor, përfshirë drejtimin e mjetit në gjendje të dehur, pa leje drejtimi dhe shkelje të tjera.

Janë vendosur gjithsej 3145 masa administrative:

Tejkalim shpejtësie: 630 masa

Mosvendosje e rripit të sigurimit: 226 masa

Mosmbajtje e kaskës mbrojtëse: 118 masa

Përdorim i celularit gjatë drejtimit të mjetit: 69 masa

Drejtim i mjetit në gjendje të dehur: 11 masa

Parakalim i gabuar: 289 masa

Ndalim/ qëndrim i gabuar: 528 masa

Mungesë siguracioni: 19 masa

Xhama të zinj: 100 masa

Shkelje të tjera të Kodit Rrugor: 1155 masa

Ndërkohë, në kuadër të rritjes së sigurisë për këmbësorët dhe disiplinimin e mjeteve, janë vendosur 374 masa për mosrespektim të këmbësorëve, sipas nenit 189/1 të Kodit Rrugor.

Policia Rrugore ka intensifikuar kontrollet në akset kryesore dhe zonat e banuara, duke ndërmarrë masa konkrete për të minimizuar incidentet dhe për të garantuar sigurinë në qarkullim.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Çako: Dron termik për të lokalizuar 2 barinjtë e mbetur në tokat e përmbytura në Hasturkas në Fier

Kreu i Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, Haki Çako...

Nis gjykimi për rezervat shtetërore, seanca mbyllet për publikun

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë sot po mbahet seanca...