21.5 C
Tirana

31 mijë paundë të padeklaruara, arrestohet 32 vjeçari në portin e Durrësit

Më datë:

Një 32-vjeçar është arrestuar në Portin e Durrësit pasi fshehu në shtresën e shasisë së furgonit që drejtonte, 31 120 paundë (burimi i parave, i dyshimtë), për t’i futur në Shqipëri, pa i deklaruar.

Në automjet u gjetën dhe veshje, vegla pune dhe pajisje elektroshtëpiake, të dyshuara të kontrabanduara.

Gjithashtu është sekuestruar automjeti, paratë dhe mallrat.

Si rezultat i kontrolleve të imtësishme në hyrje/dalje të Shqipërisë, me qëllim garantimin e qarkullimit të ligjshëm dhe të sigurtë të shtetasve dhe mallrave, Seksioni i Hetimit dhe ZMPKT Durrës, në bashkëpunim me Stacionin e Policisë Kufitare të portit të Durrësit, finalizuan operacionin policor të koduar “Checked”, gjatë të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi A. K., 32 vjeç, banues në Tiranë.

Në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, është kaluar në vijë të dytë, për kontroll më të detajuar, furgoni që drejtonte 32-vjeçari. Nga kontrollet, në këtë automjet janë gjetur të fshehura në shtresën e shasisë, nën sediljen e drejtuesit, 31 120 paunde.

Gjithashtu, në furgon janë gjetur veshje, vegla pune dhe pajisje elektroshtëpiake. Paratë, të cilat kanë burim të dyshimtë, shtetasi A. K. synonte t’i fuste në Shqipëri, pa i deklaruar, ndërsa mallrat dyshohet se janë të kontrabanduara, sepse nuk ishin të shoqëruara me fatura blerjeje.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Durrësit, për hetime të mëtejshme, për veprat penale “Përvetësimi i parave ose mallrave që rrjedhin nga vepra penale ose veprimtaria kriminale”, “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë” dhe “Kontrabanda me mallra të tjera”.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Të paktën tre të vdekur dhe dhjetë të plagosur pas sulmeve të fundit ruse

Të paktën tre persona janë vrarë dhe 10 të...

Dibër/ Plagosi me armë zjarri 32-vjeçarin, përfundon në pranga autori

Drejtoria Vendore e Policisë Dibër ka bërë me dije...

Rama takon Kryeministrin Schoof: Thellim i bashkëpunimit me Holandën

Kryeministri Edi Rama u prit sot në një takim...

Zelensky-Macron marrëveshje për mbrojtjen e hapësirës ajrore të Ukrainës

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha sot se kishte nënshkruar...