3 mld lekë garanci sovrane për bujqësinë, Malaj dhe Denaj takohen me drejtuesit e bankave

Më datë:

Ministri i Financave, Petrit Malaj dhe Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj, zhvilluan një takim të përbashkët me drejtuesit e bankave të nivelit të dytë dhe përfaqësuesit e Shoqatës së Bankave për të diskutuar mbi aspektet teknike të zbatimit të Garancisë së re Sovrane për sektorin e bujqësisë, të miratuar së fundmi nga qeveria shqiptare.

Garancia Sovrane me fond prej 3 miliardë lekësh, ose 30 milionë euro është një instrument i cili do të vihet në shërbim të sektorit privat me qëllim lehtësimin e aksesit në financë për fermerët dhe ndërmarrjet e vogla dhe të mesme.

“Normat që parashikohen për këtë skemë do të jenë tejet të favorshme dhe me mbulim deri në 70% të principalit të kredisë, shuma e së cilës nuk do të kalojë 25 milionë lekë për secilin prej subjekteve aplikuese. Ndërmarrjet e vogla dhe të mesme do të kenë mundësi që këtë garanci sovrane ta kombinojnë edhe me produktin e Bankës së Shqipërisë duke përfituar më shumë mundësi dhe një akses më të madh financiar me fokus investimet që rrisin kapacitetin dhe cilësinë prodhuese në agropërpunim, modernizimin e mekanikës bujqësore, agroturizëm, peshkim, akuakulturë etj.,” njoftoi Ministria e Financave.

Kjo është garancia e pestë sovrane që qeveria shqiptare vë në dispozicion të sipërmarrjeve private, si një mundësi për likuiditet të shtuar, me shtetin si garantues.

Ministria e Financave, ka në fokus të saj forcimin e partneritetit me bankat e nivelit të dytë në dobi të rritjes së aksesit në financë, por edhe ruajtjen e parametrave që garantojnë qëndrueshmërinë e borxhit publik.

Ndërsa Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural thotë se ka në fokus të saj forcimin e partneritetit me bankat e nivelit të dytë, në dobi të rritjes së aksesit në financë për sipërmarrjet në fushën e bujqësisë për nxitjen e investimeve, cilësinë e produkteve “Made in Albania” dhe rritjen e konkurrueshmërisë së eksporteve shqiptare në tregjet ndërkombëtare.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

SPAK jep njoftimin zyrtar: Mbyllja e hetimeve për Ahmetaj, akuza për korrupsion dhe pastrim parash

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar...

Muffins krokantë me kanellë

Muffins, ëmbëlsira të buta dhe aromatike, me shije kanelle...

Do ndërtohej spital, arkeologët gjejnë varre 2,000-vjeçare

Arkeologët që po kryenin një studim rutinë para nisjes...