3 kantone hapin sërish zonat e skive: “Është stabilizuar gjendja me koronën”

Më datë:

Zonat e skive në kantonet Obwalden, Nidwalden dhe Uri mund të rinisin operacionet më 30 dhjetor. Dy kantonet e para të Zvicrës qendrore kanë marrë këtë vendim të hënën, raporton srf.ch.

Vendimin ato e arsyetojnë në një komunikatë duke pretenduar se situata në lidhje me koronavirusin në këto kantone është stabilizuar.

Sa u përket spitaleve, situata gjithashtu është lehtësuar dhe kjo mundëson që të ketë kapacitete të mjaftueshme të kujdesit shëndetësor.

Janë caktuar po ashtu masat kufizuese të mbrojtjes dhe kriteret për ski, që lidhen me kushtet në terren.

Ndërkaq oferta hotelierike është e kufizuar, do të ketë vetëm ushqime “take away”. Qeveritë e kantoneve u apelojnë qytetarëve që të informohen për situatën aktuale dhe shfrytëzimin e kapaciteteve para se të vizitojnë zonat e skive.

Edhe më tutje, të gjithë restorantet, baret dhe klubet do të qëndrojnë të mbyllura.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Panik në Shkodër, zjarri përhapet me shpejtësi në katin e 11-të të pallatit

Çatia e një biznesi, lokal, në katin e 11-të...

Rama në burg, Berisha në burg”, studentët vijojnë protestën para Kryeministrisë

Studentët kanë zhvendosur protestën e tyre para Kryeministrisë, ku...

Haxhiu kërkon hartimin e strategjisë për krerët e UÇK-së në Hagë

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu ka kërkuar...

Fjalët e fundit të pilotit para tragjedisë ajrore në Florida: “Po biem në tokë”

Një thirrje dëshpëruese për ndihmë dhe fjalët se nuk...