28 Nëntori bashkon politikën shqiptare, urime për Pavarësinë

Më datë:

Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur që urimin për këtë 28 nëntor, në ditën e Pavarësisë së 114, ta lidhë me aspiratën për anëtarësimin në Bashkimin Europian të vendit.

Në një postim të bërë mëngjesin e sotëm në Facebook, Rama thotë se ky është 28 Nëntori më të afërt me Europën e Bashkuar.

“MIRËMËNGJES, dhe me 28 Nëntorin më të afërt me Europën e Bashkuar, ju uroj fundjavë të gëzuar”, shkruan Rama.


Ilir Meta :

🇦🇱 Gëzuar Ditën e Flamurit Kombëtar dhe 114-vjetorin e Pavarësisë!

Nga Vlora e Ismail Qemalit në Mitrovicën e Isa Boletinit, nga Kruja e Skënderbeut në Prekazin heroik të Adem Jasharit, të valojë përjetësisht krenar në trojet shqiptare Flamuri Kuqezi, i pastër si gjaku i derdhur për Liri.

Nderim i përjetshëm për Ismail Bej Vlorën dhe të gjithë patriotët që me sakrificë e përkushtim përjetësuan 28 Nëntorin e vitit 1912.

Një komb dhe një flamur!

Gëzuar 28 Nëntorin të gjithë shqiptarëve!


Lulzim Basha : Gëzuar 28 Nëntorin!


Erjon Veliaj ;

🇦🇱 Gëzuar festat e 28-29 Nëntorit!

Do të doja shumë që edhe këtë nëntor të isha në Sheshin Skënderbej, për të ngritur lart Flamurin Kuqezi dhe për të nderuar ata që dhanë jetën për Shqipërinë.

Çdo nëntor na kujton se liria nuk na është falur. Ajo është fituar me gjak, është mbrojtur me sakrifica dhe duhet ruajtur me guxim e dinjitet.

Amaneti i të parëve tanë nderohet duke mbrojtur lirinë dhe drejtësinë e duke ndërtuar një Shqipëri ku fëmijët tanë të jetojnë të lirë dhe krenarë që janë shqiptarë.

Lavdi përjetë heronjve dhe dëshmorëve të atdheut!

Gëzuar Pavarësinë! Gëzuar Çlirimin! 


Bajram Begaj :

Nga Vlora e Pavarësisë, gëzuar 114 vjetorin e Ditës së Flamurit të gjithë shqiptarëve!

Me krenari për historinë tonë, me dashuri për atdheun dhe besim në forcën e unitetit, le ta bëjmë këtë moment historik një mundësi për më shumë zhvillim, përparim dhe shpresë në të ardhmen e vendit tonë.

Gëzuar! Rroftë Shqipëria dhe kombi shqiptar!

Zoti e bekoftë Shqipërinë dhe të gjithë shqiptarët!


NATO : Gëzuar Ditën e Pavarësisë! 🇺🇸🇦🇱 Happy Independence Day, Albania. Our NATO Alliance is the bedrock of our mutual defense. We welcome Albania’s commitment to increase defense spending to bolster collective security. Together, we are confronting cyber threats, transnational crime, and cartels to keep both our nations safe.


Sali Berisha : Gëzuar 28 Nëntorin,

DITËLINDJEN E SHQIPËRISË SË PAVARUR.

Sot protestë kombëtare!

Te gjithë ne Shesh!

Miq, sot mbarë kombi, në Shqipëri dhe kudo ku jetojnë shqiptarët, feston 28 Nëntorin si festën e të gjitha festave, Ditën e Flamurit tonë Kombëtar, ditën e shpalljes, më 28 Nëntor të vitit 1912, nga Ismail Bej Vlora, të Pavarësisë së Shqipërisë në qytetin e Vlorës.

Ndaj sot, në ditëlindjen e re të kombit tonë të lashtë, 114-vjetorin e saj, ne nderojmë dhe përulemi me mirënjohjen më të thellë për Flamurin tonë Kombëtar, babanë e Pavarësisë së Shqipërisë, Ismail Bej Vlorën, dhe Isa Boletinin e etërit e tjerë të saj. Nderojmë qindra mijëra shqiptarë që sakrifikuan jetën e tyre në të gjitha kohërat për liri dhe dinjitet kombëtar e njerëzor, për Shqipërinë e lirë dhe të pavarur.

Prandaj, të dashur miq, ju ftoj t’i urojmë së bashku Shqipërisë dhe mbarë kombit tonë: Gëzuar këtë ditë! Përjetësi, zhvillim dhe begati!

Më 28 Nëntor të vitit 1443, prijësi i përjetshëm i kombit shqiptar ngriti Flamurin e Lirisë në Krujë dhe për më shumë se gjysmë shekulli e shndërroi Krujën dhe Arbërinë në kështjellën e pamposhtur të lirisë. Sot, në ditëlindjen e re të kombit tonë të lashtë, ne nderojmë prijësin tonë të përjetshëm, Skënderbeun, dhe luftërat e tij legjendare që i dhanë kombit shqiptar pavdekësi.

Po këtë datë, 81 vjet më parë, nga Shqipëria u larguan pushtuesit e huaj dhe hyri si “çlirimtar” Enver Hoxha, i cili, pasi e shndërroi luftën e shqiptarëve kundër pushtuesve të huaj në një luftë vëllavrasëse, vendosi në Shqipëri, si Hitleri shqiptar i pas Luftës së Dytë Botërore, diktaturën staliniste më mizore që shqiptarët kanë njohur në historinë e tyre.

Por ne e festojmë këtë ditë të madhe nën diktaturën e narkoshtetit të Edi Ramës, Pashiqit të Tiranës, i cili, në një hark kohor 14-vjeçar, ndërtoi në Shqipëri narkoshtetin e parë dhe të vetëm në Evropë, zëvendësoi zgjedhjet e lira me farsat zgjedhore dhe, me politikat e regjimit kleptokratik, po shkreton dhe zbraz më shumë se çdo pushtim tjetër në histori Shqipërinë nga shqiptarët.

Vetëm drejt zonës Shengen, në 10 vite u larguan 1,1 milion shqiptarë dhe, për këtë, sot ne jemi kombi me lindshmërinë më të ulët në botë. Edi Rama është një armik i egër i qenies shqiptare, që komploton ditë e natë me Beogradin kundër Kosovës.

Sot mbarë kombi mblidhet në Tiranë në protestë të fuqishme kundër Edi Ramës dhe narkodiktaturës së tij.

Le të na frymëzojnë festat e kësaj dite për ta çliruar sa më shpejt Shqipërinë nga regjimi i Pashiqit të Tiranës.

Së fundmi, ju të dashur miq, ju urojmë ju dhe mbarë shqiptarëve: Gëzuar Ditën e Flamurit dhe Pavarësisë!

Nderim për jetë Ismail Bej Vlorës dhe etërve të tjerë të Pavarësisë!

Nderim për jetë të rënëve të kombit tonë!

Nderim të gjithë atyre që nderojnë sot me protestën e tyre Flamurin e Kombit!

Gëzuar!

Taulant Balla :

Gëzuar Ditën e Pavarësisë🇦🇱

Rroftë Shqipëria

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Sheshi “Skënderbej” vishet kuqezi, flakadanë dhe këngë në protestën kombëtare

Flakadanë, flamuj kuqezi dhe këngë patriotike kanë shoqëruar protestën...

U arratis me të brendshme, shqiptari përleshet me policinë italiane dhe largohet

Ervis Murra, 37-vjeçari shqiptar që arriti të largohej pas...

Alarm për dron në aeroportin e Këlnit, pezullohen fluturimet

Një dron i pikasur në hapësirën ajrore mbi aeroportin...

Shiroka-Pula: Flamuri na bashkon, Kurti: Pavarësia u fitua me sakrifica

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula dhe kryeministri Albin Kurti...