17.5 C
Tirana

“26 për qind e fracezëve mendojnë se Covid-19 është prodhuar në laborator”

Më datë:

Një anketë e zhvilluar në Francë tregon se një pjesë e qytetarëve ndajnë mendimin se koronavirusi i ri (Covid-19) është prodhuar në laborator.

Sipas anketës së Institutit Francez për Opinionin Publik (IFOP), 57 për qind e qytetarëve vlerësojnë se Covid-19 është shfaqur me rrugë natyrale.

Ndërsa 26 për qind e francezëve mendojnë se virusi është prodhuar në laborator. Gjithashtu thuhet se 40 për qind e simpatizantëve të Partisë së Unitetit Kombëtar (RN), kanë mbrojtur idenë e tyre se Covid-19 është prodhuar “qëllimisht” në laborator.

– Porosi për maska nga Kina

Ndërkohë sipas lajmit të “France Info”, Franca ka porositur 1 miliard maska nga Kina.

Në vend prej disa kohësh personeli shëndetësor që mjekon të sëmurët e prekur me virus ankohen për pamjaftueshmëri të maskave.

Për shkak të epidemisë në zonën Sanary-sur-Mer në jug të vendit është ndaluar largimi nga shtëpia më shumë se 10 metra.

Kryetari i Bashkisë Sanary-sur-Mer, Ferdinand Bernhard deklaroi se ky vendim është marrë pasi një pjesë e njerëzve nuk kanë zbatuar kufizimin e lëvizjes së lirë.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

“SPAK nën hetim zv.kryeministren Balluku, kontroll në dy banesa dhe një zyrë të bashkëpunëtorëve të saj”

SPAK ka kryer kontrolle në banesat e disa bashkëpunëtorëve...

Metsola kërkon reforma para zgjerimit të BE-së

Të 27 udhëheqësit ende nuk janë gati që të...

Gjenerali amerikan Wesley Clark do të dëshmojë në mbrojtje të Hashim Thaçit në Hagë

Gjenerali amerikan Wesley Clark do të dëshmojë në mbrojtje...