1.5 C
Tirana

24 vjetori i sulmeve terroriste në New York, Begaj: Solidaritet me SHBA

Më datë:

residenti Bajram Begaj ka reaguar nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale me rastin e 24-vjetorit të sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001, duke rikonfirmuar solidaritetin e Shqipërisë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Sot, me dhimbje të thellë, përkujtojmë viktimat e sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001 mbi qytetin e New Yorkut. Shqipëria riafirmon qëndrimin e saj të vendosur kundër çdo forme terrorizmi dhe dhune, kudo në botë, dhe shpreh solidaritetin e saj të plotë me familjet e viktimave, popullin dhe institucionet e Shteteve të Bashkuara,” shkroi kreu i shtetit.

Presidenti Begaj nënvizoi se Shqipëria do të qëndrojë gjithmonë përkrah SHBA-së, si partner strategjik dhe aleat i besueshëm në mbrojtje të paqes dhe sigurisë ndërkombëtare.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Berisha mbledh kryesinë e PD-së: Pezullimi i Ballukut çelte portat e ferrit për Ramën!

https://www.youtube.com/live/Q7iikI9ggfk?si=zKL8ebqTre7MxlDa&t=312 Kryedemokrati Sali Berisha ka mbledhur këtë të shtunë, më...

“Nga errësira lindi shpresa”, zëri i UÇK-së jehon në Shkup për drejtësi

Shkupi është mbushur sot me flamuj kuqezi, teksa qindra...

Inspektori i IKMT-së në Kukës kërcënon drejtorin e tij, arrestohet 33-vjeçari

Inspektori i IKMT-së pranë Drejtorisë Rajonale Kukës është arrestuar...

Veliaj bën padi të re në Kushtetuese: Të shpejtohet vendimi për daljen nga burgu, kryebashkiaku mungon në detyrë

Avokatët e kryebashkiakut Erion Veliaj i kanë kërkuar Gjykatës...