15.5 C
Tirana

24-vjeçari grabit picerinë në Durrës, në kërkim bashkëpunëtori i tij 

Më datë:

Policia e Durrësit ka vënë në pranga një 24-vjeçar, i cili vodhi një piceri gjatë natës. E gjithë skena e grabitjes është filmuar nga kamerat e sigurisë. Në lidhje me këtë ngjarje është shpallur në kërkim edhe bashkëpunëtori i të riut.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës, nga veprimet hetimore të kryera për vjedhjen me thyerje të një shumë parash, në një piceri në lagjen nr. 13, më datë 11.01.2025, kanë identifikuar 2 autorët e dyshuar të rastit.

Në vijim të veprimeve, u kap dhe u vu në pranga njëri prej tyre, shtetasi M. I., 24 vjeç, banues në lagjen nr. 13, Durrës, si dhe u shpall në kërkim tjetri, shtetasi E. L., 30 vjeç, banues në Arapaj, Durrës. Punohet për kapjen e 30-vjeçarit”, njoftoi policia.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

“Metamorfoza”| Dënohet me 8 vite e 8 muaj burg Behar Bajri, lirohen dy ish-zyrtarët

Gjykata e Posaçme AntiKorrupsion (GJKKO) ka dhënë sot, 18...

Bie “Cloudflare”, shumë website ndalojnë së funksionuari

Miliona përdorues të internetit në mbarë botën po hasin...

“Berisha: ‘Foltorja’ nuk ishte protestë kombëtare, por… pjesëmarrja ishte më e ulët se pritshmëritë”

Kryetari i PD-së, Sali Berisha komentoi protestën e djeshme...