11.5 C
Tirana

20 raste të reja dhe një viktimë nga COVID-19 në Maqedonin e Veriut

Më datë:

Ministria e Shëndetësisë njoftoi edhe për një viktimë tjetër të regjistruar nga COVID-19, duke e çuar në 113 numrin e përgjithshëm të të vdekurve.

Ndërkohë, gjatë ditës së fundit janë shëruar 24 pacientë të tjerë paraprakisht të testuar pozitiv ndaj koronavirusit. Numri i përgjithshëm i të shëruarve në vend arrin në 1.411, ndërsa numri i rasteve aktive me këtë virus është 417.

Gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut janë kryer 744 teste për COVID-19, ndërsa numri i përgjithshëm i testeve të kryera që nga shpërthimi i pandemisë është 24.762.

Kujtojmë se dje, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Oliver Spasovski, njoftoi për vendimin e qeverisë për të ndryshuar orën policore gjatë festës së Fitër Bajramit si masë për parandalimin e përhapjes së koronavirusit të ri (COVID-19).

“Ndalohet lëvizja e të gjithë qytetarëve në gjithë territorin e shtetit duke filluar nga e diela, 24 maj, në ora 11:00, deri të martën, 26 maj, ora 05:00”, shkroi Spasovski.

Dita e dielë është dita e parë e Fitër Bajramit, në të cilën është lejuar lëvizja e qytetarëve nga ora 05:00 deri në ora 11:00.

Gjatë ditës së hënë, që është dita e dytë e Fitër Bajramit, është e ndaluar lëvizja e qytetarëve gjatë gjithë ditës, deri në mëngjesin e së martës në ora 05:00.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

BE uron kreun e ri të SPAK, Gonzato: Mirëpresim bashkëpunimin

Ambasadori i Bashkimit Evropian në vendin tonë, Silvio Gonzato,...

Me shtatë vota të anëtarëve të KLP, Klodian Braho zgjidhet në krye të SPAK

Prokurori Klodian Braho zgjidhet kryetar i SPAK me 7...

“Abdullah Klinaku: Ekspertiza juridike dhe vizioni profesional në arenën parlamentare”

“Abdullah Klinaku nga LVV – Jurist dhe intelektual me...

Avokati i Popullit, rrëzohet kërkesa e opozitës për heqjen nga rendi i ditës

Kuvendi rrëzoi sot me 77 vota kundër, 30 vota...