7.5 C
Tirana

“1400 vendparkime e një strukturë hotelerie”, Rama e Koçiu inspektim te kantieri në QSUNT

Më datë:

Kryeministri Edi Rama dhe Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Albana Koçiu inspektuan këtë të Enjte hapjen e kantierit të parkimit të madh në Qendrën Spitalore Universitare Nënë Tereza.

“Jo vetëm do të shtojë kapacitetet e parkimit, për t’i dyfishuar ato. Qendra do të ofrojë afro 1400 vendparkime, ndërkohë që do të ketë edhe parkime të dedikuara për personat me aftësi të kufizuar, strukturë të dedikuar për makinat që funksionojnë me energji dhe janë të karikueshme. Krahas kësaj, do ofrojë edhe shërbimin e specializuar në tarracën e godinës për helikopterët për të garantuar me cilësi shërbimet e urgjencës”

“Është parashikuar edhe ndërtimi i një strukture akomoduese, jo vetëm për familjarët e pacientëve, por edhe për këdo student, mjek, ekspert që vjen këtu”, shtoi ministrja.

Projekti parashikon hapësirë multifunksionale me 1400 vende parkimi në ditë, me një strukturë hotelerie në dispozicion për pacientët dhe familjarët e tyre, por dhe për studentë, mjekë e bashkëpunëtorë të jashtëm të qendrës, si dhe me një hapësirë për helikopterët e urgjencës mbi tarracën e godinës.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Burg pa afat për dy të arrestuarit/ Elbasan, masa e sigurisë për ish-ortakun e biznesmenit dhe rojën

Gjykata e Elbasanit ka vendosur sot masën e sigurisë...

Protesta mbahen para parlamentit gjerman kundër projektligjit për shërbimin ushtarak

Një grup protestuesish organizuan një demonstratë para ndërtesës së...

Stuhia “Byron” godet juglindjen e Greqisë

Këto janë pasojat e një stuhie të fuqishme, “Byron”,...