15.5 C
Tirana

14 maji, KQZ regjistron koalicionin “Aleanca Liberale e Djathtë”

Më datë:

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve zhvilloi seancë publike për shqyrtimin e kërkesës së Koalicionit “Aleanca Liberale e Djathtë”.

Në lidhje me regjistrimin e Koalicionit “Aleanca Liberale e Djathtë”, përfaqësuesi i PD-së, Indrit Sefa tha se ky koalicion nuk duhet të regjistrohet sepse mbështetja e tre deputetëve nuk është sipas parashikimit ligjor

Ai tha se duke iu referuar nenit 68 të Kodit Zgjedhor, i cili thotë se për qëllime të këtij neni partia politike ose koalicioni paraqit një vërtetim me shkrim nga Kuvendi apo njësitë vendore ku vërtetohet mandati të paktën 6 muaj para përfundimit.

Komisoneri Shtetëror i Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi tha se kërkesa e Koalicionit “Aleanca Liberale e Djathtë”, është në përputhje me kërkesën e Kodit Zgjedhor, sepse sipas nenit 65 të Kodit Zgjedhor dhe Partitë Politike, Balli Kombëtar Demokrat, Bashkimi Liberal  Demokrat dhe Bashkimi Demokrat Shqiptar janë të regjistruar si subjekte zgjedhore e kanë të drejtën që të paraqesin kërkesën dhe kërkesa është sipas parashikimeve të Kodit Zgjedhor. Celibashi vendosi ta regjistrojë si koalicion me shkronja nistore “ALD”.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Kurti dhe Ali Ahmeti në homazhet në nderim të Fatos Nanos

Në Pallatin e Kongreseve u mbajtën sot homazhet zyrtare...

Ceremonitë mortore për Fatos Nanon, Shqipëria i jep lamtumirën ish-kryeministrit

Në Pallatin e Kongreseve kanë nisur homazhet në nderim...