18.5 C
Tirana

12-vjeçari thyen rekordin, bëhet mjeshtri më i ri i shahut në histori

Më datë:

Abhimanyu Mishra është bërë kampioni më i ri në historinë e shahut. Ai është vetëm 12 vjeç dhe theu rekordin e Sergey Karjakin që e mbante për 12 vite në Hungari, raporton CNN.

Për t’u bërë mjeshtër në shah, lojtari nga New Jersey, duhet të arrijë tre norma mjeshtri, një çmim për performancën më të lartë në turneun e shahut, vlerësimi nga Federata Ndërkombëtare e Shahut dhe renditja që e rregullon garën ndërkombëtare.

Pas fitores ai reagoi përmes një mesazhi në Twitter, ku shkroi: “Më në fund shah-mat për kundërshtarin më të madh (pandeminë) që më ndaloi për 14 muaj. Faleminderit të gjithëve”.

Thyerja e rekordeve është diçka e zakonshme për Mishran. Kur ai ishte 7-vjeç u bë eksperti më i ri i Federatës së Shahut të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Kurti dhe Ali Ahmeti në homazhet në nderim të Fatos Nanos

Në Pallatin e Kongreseve u mbajtën sot homazhet zyrtare...

Ceremonitë mortore për Fatos Nanon, Shqipëria i jep lamtumirën ish-kryeministrit

Në Pallatin e Kongreseve kanë nisur homazhet në nderim...