Zgjedhjet janë shërimi i vetëm/ Vasili: S’ka bashkëpunim me qeverinë

Më datë:

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili, i cili është caktuar nga LSI për tyrezën e reformës në drejtësi tha se nuk ka bashkëpunim me qeverinë. Ajo që ndodhi ditën e djeshme ishte vetëm ndarje përgjegjësish.

I ftuar në studion e lajmeve në Ora News, Vasili u shpreh se opozita bëri detyrën e saj në kushtin kryesor të Bundestagut gjerman që lidhet ne integrimin e vendit.

Petrit Vasili: Ne i kemi dhënë një përgjigje të qartë, një detyrimi të rëndësishëm të Bundestagut që lidhet me integrimin evropian, ku kishte mundësi hapësirë dhe detyrim që opozita të jepte kontributin. Opozita e udhëhoqi zgjidhjen e problemit me zgjidhjen që dha. PS ka një detyrë të madhe, që të plotësojë 8 kushtet e tjera për të cilat Shqipëria qëndron e bllokuar. Nuk ka bashkëpunim mes qeverisë dhe mazhorancës, ka një bashkëndarje përgjegjësish për një çështje të vetme që kishte të bënte me reformën zgjedhore që do të thotë vendosja e rregullave, për mbajtjen sa më parë të zgjedhjeve që janë shërimi i shoqërisë.

Për Vasilin, agjenda e opozitës nuk ndryshon. Zgjedhjet janë zgjidhja e situatës.

Petrit Vasili: Zgjedhjet janë shërimi i vetëm dhe nuk ka asnjë bashkëpunim për këtë çështje, por ka vetëm zgjedhje që ndajnë situatën. Rregullat e garës, mënyra si vota e lirë të jetë e lirë ishin të turbulluara dhe besimi tek vota e lira kishte humbur.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Aksident me vdekje në Berat, makina përplaset me motorin. Humb jetën 60-vjeçari

Një aksident tragjik me pasojë vdekjen është regjistruar në...

Komisioni i Ekonomisë rrëzon nismën për uljen e taksës së qarkullimit të karburanteve

Komisioni për Ekonominë, Punësimin dhe Financat nuk miratoi projektligjin...

Balla: Shqipëria pararojë në procesin e integrimit, lamë pas Serbinë në negociatat me BE

 Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla,...