Vuçiq: Nuk ka njohje të Kosovës

Më datë:

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq deklaroi sot se vendi i tij është i gatshëm të negociojë me Kosovën, pa një afat kohor dhe “me shpresë të mirë”, ndërsa njohja e ndërsjellë nuk është në rendin e ditës.

“Ne jemi të gatshëm për të negociuar, por … nuk ka flamur të bardhë,” tha Vuçiq në një intervistë për Reuters.

Sipas tij, dialogu është i mirëpritur nëse është një dialog, në të cilin do të konsiderohej se çfarë është e mundur dhe çfarë është një kompromis.

“Ne besojmë se është në interesin më të mirë të shqiptarëve dhe bashkësisë ndërkombëtare të diskutojnë lirinë e lëvizjes së kapitalit, njerëzve dhe shërbimeve,” shpjegoi Vuçiq.

Në lidhje me këtë, Reuters kujton se dialogu, i ndërmjetësuar nga BE, ishte pezulluar më 2018, kur Kosova vendosi taksën 100% për mallrat serbe, dhe se heqja e asaj pengese tregtare nga Qeveria e re e Kosovës, këtë muaj, hapi rrugën e rinovimit të dialogut.

Reuters shkruan se Serbia duhet të normalizojë marrëdhëniet me Prishtinën para se të hyjë në BE.

Vuçiq gjithashtu theksoi se Serbia dëshiron lidhje të ekuilibruar me Perëndimin, Kinën dhe Rusinë, dhe se përpiqet të bëhet anëtare e BE-së, si dhe të arrijë një marrëveshje me Prishtinën.

Ai gjithashtu theksoi se Beogradi nuk planifikon të zgjedhë midis Rusisë – një aleat natyror sllav dhe ortodoks, BE – partneri kryesor i saj tregtar dhe Kina.

“Ne kemi agjendën tonë, një karrige, jo dy. Si mund të themi ‘rroftë Hong Kongu dhe rroftë Tajvan”, dhe pastaj të presim mbështetjen kineze për integritetin tonë territorial? Për të mos përmendur se Kina është miku ynë që na ndihmoi, “tha ai.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

I vunë tritol të komanduar me telefon një makine, dy të arrestuar në Durrës

Dy persona janë arrestuar nga policia e Durrësit për...

Kreu i PD-së Sali Berisha mbërrin në SHBA, pritet nga shqiptarët

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka mbërritur në...

“Ngërçi” për pagat e magjistratëve, Gogu: Mosmarrëveshja do të zgjidhet

Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, në konferencë për mediat...

Bilanc alarmant i zjarreve, 39 vatra në 24 orë dhe 6 banesa të djegura në Himarë

Gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë...