Vuçiç: Pa lëshime ndaj Kosovës heqim dorë prej BE-së

Më datë:

Gjatë takimit në Beograd me kreun e diplomacisë ruse Sergej Lavrov, presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç kërkoi lëshime ndaj Serbisë. Lavrov: Moska duhet të miratojë çfarëdolloj marrëveshjeje mes Serbisë dhe Kosovës.

Gjatë takimit në Beograd me kreun e diplomacisë ruse Sergej Lavrov, presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç kërkoi lëshime. Nëse është vetëm antarësia në BE oferta për njohjen e Kosovës, vendi im heq dorë prej saj, tha ai.

Serbia do të heqë dorë nga antarësimi në BE nëse nuk i bëhen lëshime në konfliktin me Kosovën. Nëse vendit tim për njohjen e Kosovës dhe pranimin në OKB nuk i ofrohet asgjë tjetër përpos antarësimit në BE, “atëherë përgjigja jonë do të jetë ‘jo’, tha presidenti I Serbisë Aleksandër Vuçiç të enjten (18.06) pas një takimi me ministrin e Jashtëm rus Sergej Lavrov në Beograd. Rregullimi i marrëdhënieve të ardhëshme mes Serbisë dhe Kosovës duhet të marrë edhe miratimin e Rusisë. Lavrov tha, se çfarëdo zgjidhje për çështjen e Kosovës duhet të miratohet nga Serbia si dhe nga Këshilli i Sigurimit. Në këtë instancë Rusia ka të drejtën e vetos.

Lavrov gjatë kësaj vizitë, që ishte e para jashtë Rusisë që pas shpërthimit të pandemisë, theksoi në Beograd, se Moska duhet të miratojë çfarëdolloj marrëveshjeje mes Serbisë dhe Kosovës që mund të arrihet pas ftesës së i ngarkuari i presidentit të SHBA-së ka bërë pë rnjë takim të nivelit të lartë në Shtëpinë e Bardhë në Uashington. Lavrov, nënvizoi gjithashtu, se Bahskimi Europian ka mandatin të negociojë në mosmarrëveshjet mes Kosovës dhe Serbisë, duke lënë të kuptohet, se Moska nuk e mbështet takimin në fund të qershorit në Uashington. Rusia argumenton, se Bashkimi Europian, që ka mandatin nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së të jetë mediator mes Beogradit dhe Prishtinës, duhet të kryejë detyrën e vet duke e çuar përpara gjetjen e një zgjidhjeje në mënyrë të paanshme dhe efikase sikurse janë bërë marrëveshjet më parë”, tha Lavrov.

Një ditë më parë (17.06) i ngarkuari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë Serbi Mirosllav Lajçak, tha në Prishtinë, se ai pret bashkëpunim me SHBA-në për dialogun Kosovë-Serbi. Sipas tij, gjithcka që është arritur deri tash në këtë dialog është rezultat i një bashkëpunimi të ngushtë SHBA-BE.
Lajçak e vizitoi Kosovën vetëm një ditë pasi i ngarkuari nga presidenti i SHBA Donald Trump në dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, bëri të ditur se më 27 qershor me një takim në Shtëpinë e Bardhë në Ushaington, Kosova dhe Serbia rinisin dialogun. Mirosllav Lajçak thotë, se ai do të bashkëpunojë në këtë proces me SHBA-në, ndërsa ende nuk e di nëse do të marrë pjesë në takimin e 27 qershorit në Uashington./DW

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Merr fund arratia! Vrau 38-vjeçarin tre vite më parë, arrestohet autori në Fier

Një 38-vjeçar ka përfunduar në pranga për një ngjarje...

Kurti e Abdixhiku nuk arrijnë marrëveshje për presidentin e ri të Kosovës

Partia në pushtet Lëvizja Vetëvendosje (LVV) dhe partia opozitare...

Alarm ndërkombëtar për produktet HiPP, hetime për ndotje të mundshme

Një rast shqetësues ka ngritur alarmin në disa vende...

Malaj në Uashington: Ekonomia shqiptare e qëndrueshme, menaxhimi i kujdesshëm fiskal ka forcuar financat publike

Ministri i Financave, Petrit Malaj, mori pjesë në Takimet...