Tre të vdekur në një aksident trafiku në autostradën Prishtinë – Shkup

Më datë:

Tre persona kanë humbur jetën në një aksident trafiku që ka ndodhur në Autostradën Prishtinë – Shkup, në afërsi të Babushit.

Aksidenti fatal ka ndodhur rreth orës 19:00, ndërsa kanë qenë të përfshira tri vetura.

Lajmin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.

“Sot rreth orës 19.00 ka ndodhur një aksident trafiku në mes të 3 veturave në Autostradën Prishtinë – Shkup, në afërsi të Babushit. Policia e Kosovës i është përgjigjur rastit menjëherë në koordinim me Prokurorin e Shtetit, Ekipet Mjekësore si dhe Kompanitë për Menaxhimin dhe Mirëmbajtjen e Autostradës.

Si pasoj e aksidentit ekipet mjekësore kanë konstatuar vdekjen e tre (3) personave.

Njësitë Policore dhe institucionet tjera janë ende në vendngjarje duke u marrë me rastin”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

ANKARA – NATO neutralizon raketën balistike të lëshuar nga Irani në hapësirën turke

Ministria e Mbrojtjes Kombëtare e Turqisë tha sot se...

Porto Romano: Tenderi anulohen, Rama mohon presion nga SHBA dhe denoncon interesa të errëta

Kryeministri Edi Rama, në fjalën e tij sot në...

Kriza e naftës, Rama: Do krijohet faktori i ri shtetëror në treg

Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës së tij para gazetarëve,...

Masë sigurie për Ballukun, kërkesë në GJKKO për shuarje: S’jam më në detyrë

Ish-zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, ka paraqitur një kërkesë pranë Gjykatës...