Si ta dalloni aneminë e shkaktuar nga mungesa e hekurit –

Më datë:

Anemia si pasojë e mungesës së hekurit në organizëm manifestohet me një sërë simptomash.

Ndjesia e lodhjes pas gjumit, e të ftohtit të vazhdueshëm, ethet dhe plogështia janë disa prej tyre, sipas të dhënave të AgroWeb.org.

Njeriu mund të ketë mungesë hekuri në organizëm për shkaqe nga më të ndryshmet, ku përfshihet ushqyerja e keqe, sëmundjet kronike, mosha dhe gjinia.

Trupi e përdor hekurin për të prodhuar hemoglobinë.

Hemoglobina transferon oksigjenin në të gjithë trupin.

Mungesa e hekurit nënkupton më pak oksigjen në organizëm dhe fillimin e anemisë.

Njerëzit Më Të Rrezikuar Nga Anemia E Shkaktuar Nga Mungesa E Hekurit
Gratë
Gratë janë më të rrezikuara nga mungesa e hekurit për shkak edhe të ciklit të tyre menstrual.

Gratë shtatzënë nga ana tjetër kanë nevojë edhe për suplementë të hekurit.

Të Moshuarit
Me kalimin e moshës, oreksi është gjithnjë në rënie.

Vaktet pakësohen dhe sasia e hekurit e marrë nga ushqimit gjithashtu.

Njerëzit Që Marrin Medikamente
Sipas të dhënave të AgroWeb.org, përdorimi i medikamenteve të ndryshme shteron sasitë e hekurit në organizëm.

Ilaçet për hollimin e gjakut siç është aspirina, e të tjera si këto kanë efekt negativ sa i përket sasive të hekurit.

Njerëzit Që Vuajnë Nga Sëmundjet Kronike
Sëmundjet që shkaktojnë humbje të gjakut siç janë ulçera apo tumori i zorrës së trashë, janë shpesh shkaqe të fshehura të mungesës së hekurit.

Diagnostikimi i Anemisë
Anemia e shkaktuar nga mungesa e hekurit mund të zbulohet falë analizave të gjakut.

Megjithatë, janë simptomat që vërehen nga vetë pacientët që tregojnë më shumë për sëmundjen.

Siç e përmendëm, lodhja edhe pas gjumit, të ftohtit të vazhdueshëm, zverdhja e duarve dhe këmbëve, ethet dhe plogështia janë disa prej tyre.

Si Trajtohet Mungesa E Hekurit Në Organizëm
Trajtimi i anemisë së shkaktuar nga mungesa e hekurit nis me përmirësimin e regjimit ushqimor.

Burime Të Mira Ushqimore Të Hekurit
Burime të mira ushqimore të hekurit janë:

Spinaqi,

Agrumet,

Boronicat,

Gocat e detit,

Gjalpi i kikirikut,

Farat e kungullit,

Fasulet dhe thjerëzat,

Frutat e thata.

Sa i përket suplementëve, ato mund të merren vetëm nëpërmjet mjekut.

AgroWeb.org ju këshillon që ushqimet e mësipërme t’i shoqëroni me ushqime me vitaminë C, si agrume, speca, luleshtrydhe etj/

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Rreziku i iktusit rritet edhe nëse zemra bën nën 50 rrahje në minutë

Kontrolloni pulsin tuaj. Dhe mësohuni të matni rrahjet e...

PD: Berisha denoncoi propagandën qeveritare në media, jo gazetarët

Partia Demokratike reagoi sot ndaj deklaratave të Asosacionit të...

Dhjetëra të vrarë nga sulmet ruse në Ukrainë, disa orë para armëpushimit

Rusia duket se ka rritur intensitetin e sulmeve ndaj...

Shtyhet për në 20 korrik vendimi përfundimtar për ish-krerët e UÇK-së në Hagë

Gjykata Speciale në Dhomat e Specializuara në Hagë, ka...