Numri i të prekurve me COVID-19 në Afganistan parashikohet të jetë 10 milionë

Më datë:

Ministri i Shëndetësisë së Afganistanit, Ahmad Jawad Osmani, deklaroi se parashikohet që koronavirusi i ri (COVID-19) në vend ka prekur 10 milionë njerëz.

Në një konferencë për shtyp, ministri Osmani tha se me mbështetjen e Universitetit Johns Hopkins në SHBA dhe me Organizatën Botërore të Shëndetësisë (OBSH) po kryejnë një hulumtim të ri në të gjithë vendin.

Sipas hulumtimit parashikohet që numri i të prekurve me COVID-19 në të gjithë vendin është 10 milionë dhe se kjo përbën 31.5 për qind të popullatës, informoi Osmani.

Ministri Osmani vuri në dukje se parashikohet gjithashtu që kjo sëmundje vërehet në mbi gjysmën e popullsisë së Kabulit shumica e të cilëve janë fëmijë.

Numri i rasteve në qytetet e mëdha është më shumë në krahasim me qytetet e vogla tha Osmani duke theksuar se tashmë pandemia në vend ka dalë jashtë kontrolli.

Po ashtu Osmani paralajmëroi për një valë të dytë të mundshme të COVID-19.

Sipas të dhënave të ministrisë së shëndetësisë, në të gjithë vendin për shkak të COVID-19 deri më tani kanë humbur jetën 1.288 njerëz.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Qytetarët vijojnë protestën në Tiranë kundër ndërhyrjeve të planifikuara në Zvërnec

 Shoqëria civile dhe qytetarë për të pestën ditë radhazi...

Igli Tare del nga SPAK pas një maratone pyetjesh, asnjë koment për gazetarët

Igli Tare ka dalë nga ambientet e SPAK, pas...

“Ti gjobaxhi… kaq kam me ty”/ Balla akuza Shehajt: U vihesh bizneseve nga pas për lekë

Përplasjet për Zvërnecin në Kuvend kanë vijuar midis socialistit,...

Antonio Costa i vë kushte Serbisë

Nga Beogradi në krah të Aleksandër Vuçiç Presidenti i...