Netanyahu premton normalizim edhe me vende të tjera

Më datë:

Kryeministri i Izraelit, Benyamin Netanyahu, u zotua se edhe vende të tjera do të bëhen pjesë e procesit të normalizimit me Izraelin.

Netanyahu në llogarinë e tij në Twitter postoi një video që ai filmoi në Blair House në Washington.

Në video ai shprehet se mban draftin e marrëveshjes së normalizimit me Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA) dhe deklaratën e paqes midis Izraelit dhe Bahreinit.

“Ne kemi punuar për këtë për shumë vite. Nesër (e martë) do të vijë momenti. Ky është një ndryshim i madh në historinë izraelite, si dhe në historinë e Lindjes së Mesme”, thotë kryeministri izraelit.

Netanyahu deklaroi se nënshkrimi marrëveshjeve me EBA-në dhe Bahreinin do të ketë ndikim të madh dhe pozitiv mbi të gjithë qytetarët izraelitë.

Duke iu drejtuar qytetarëve izraelite, ai premtoi që edhe vendet e tjera gjithashtu do të normalizojnë marrëdhëniet me Izraelin.

“Sipas asaj që unë shoh këtu, ju premtoj se edhe vendet e tjera do ta realizojnë këtë”, u shpreh ai.

Ndryshe, ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjeve të Izraelit me EBA-në dhe Bahreinin të arritura së fundmi do të zhvillohet sot në Shtëpinë e Bardhë.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Në selinë blu, Berisha: Regjimi i Ramës po bëhet më i rrezikshëm

https://www.youtube.com/live/9QzImnHFCTo?si=3sPqIaVKrqwc3_zj Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka mbledhur këtë...

Gonxhja-Balla: Zgjatje të sezonit përmes diversifikimit të ofertës

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja dhe...

KQZ u kërkon bashkive përcaktimin e qendrave të votimit për vitin 2027

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nisur përgatitjet për organizmin...

Pengmarrje në kryeqytet, policia zbardh identitetin e 3 autorëve

Morën me forcë një 32-vjeçar, e mbajtën në një...