Meta kthen ligjin për shtesën e koncesionit në Porto Romano: Shmang konkurrencën

Më datë:

TIRANË-Presidenti Ilir Meta ka kthyer në Kuvend një tjetër ligj. Bëhet fjalë për shtesën  në kontratën koncesionare në Porto – Romano për kompaninë “porti MBM (MULTY BUOY MOORING)” që u miratua më 30 prill.

Sipas Metës procedurat e ndjekura nga autoriteti kontraktor Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë kanë anashkaluar procedurat e konkurrimit. Me tej në kthimin ligjit për shtesën ekoncesionit në Porto Romano, Meta argumenton se marrëveshja shtesë Koncesionare ka krijuar një marrëdhënie të re kontraktuale të negociuar dhe nënshkruar, në shkelje edhe të parimeve dhe parashikimeve të parashikuara nëKodin Detar të Republikës së Shqipërisë.

Më tej Presidenti Meta shkruan se përmes shkeljeve të mësipërme është cenuar hierarkia e akteve normative në Republikën e Shqipërisë, sanksionuar në nenin 116 të Kushtetutës;

“Praktikisht nën procedurën e një marrëveshje shtesë, është dhënë një e drejtëkoncesionare e re, jashtë objektit kryesor të koncesionit që gëzon sot kompania koncesionare, e cila kërkonte detyrimisht që Autoriteti Kontraktor të ndiqte të gjitha procedurat e ligjit nr. 125/2013, për konkurrim të hapur dhe transparent. “ thuhet në kthimin e dekretit.

(Lexo këtu dekretin për kthimin për rishqyrtim në Kuvend të ligjit nr. 58/2020)

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

SPAK mbyll hetimet për grupin e trafikut të drogës, 17 persona përballen me gjykatën

Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka përfunduar hetimet dhe ka...

Protesta para Ministrisë së Arsimit, digjen koshat e plehrave në mes të rrugës

Situata është tensionuar gjatë protestës që po zhvillohet para...

Konflikti mes GJKKO-së dhe avokatëve, Meta: Këtu ka regji politike

Ilir Meta ka reaguar përmes një postimi në Facebook...

Rriten detyrimet fiskale për biznesin, preken fitimi, dividenti dhe TVSH-ja

Paketa fiskale 2027 rrezikon të shtojë presionin mbi bizneset...