Manastirliu: Do të ngremë një spital të ri karantinë brenda 20 ditëve

Më datë:

Ministrja Manastirliu gjatë konferencës online të qeverisë tha se po bëhen gati të ngrenë një spital karantinë brenda 20 ditëve të ardhshme. “Po bëjmë gati të ngremë një strukturë të re, një spital karantinë për rastet jo të rënda”. tha ministrja.

Ministrja deklaroi se është bërë një vlerësim për një objekt që po shqyrtohet për ta kthyer në një strukturë spitalore bazë për ata pacientë të cilët do të kenë nevoja të trajtimit jo specialistik. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu tha po bëhen të gjitha vlerësimet për të pasur një strukturë tjetër që do të rehabilitohet për të ofruar shërbim për pacientët e prekur me COVID-19, nëse tejkalohen skenaret e parashikuar.

“Kemi bërë sot një investigim në vendin ku mendojmë dhe besojmë të jetë ky objekt i cili do t’i nënshtrohet edhe një rehabilitimi dhe më pas edhe një plotësimi të nevojave bazë, me mobilimin spitalor dhe me aparaturat bazike që ne vlerësojmë për të pasur së afërmi dhe për të përballuar fluksin për ata pacientë që nuk do të jenë në gjendje të rëndë”, tha Manastirliu.

Ministrja e Shëndetësisë bëri me dije që synohet brenda 20 ditësh të fillojë përshtatja e strukturës së identifikuar, në spitalin e ri, teksa shkoi se ky spital konsiderohet skenar i katërt në rendin e skenareve të projektuara.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Shpërthen një makinë në Laprakë, alarmohen banorët e zonës

Një makinë, e pajisur me impiant gazi ka shpërthyer...

Aksident me vdekje në Durrës, makina përplas këmbësorin

Rreth orës 21:45, në lagjen nr. 15, Durrës, automjeti...

Ngushtica e Hormuzit dhe Deti i Kuq alarmojnë tregjet, rriten çmimet e naftës

Çmimet globale të naftës u rritën sërish këtë të...

Sarandë/ Kapet 36-vjeçarja turke e kërkuar për terrorizëm, dy shqiptarë ekstradohen drejt vendit

Policia Kufitare ka arrestuar në Sarandë një shtetase turke...