Kryesia e Kuvendit mblidhet nesër për të shqyrtuar kërkesën e LDK-së për seancë

Më datë:

Kryesia e Kuvendit të Kosovës, nesër do të mblidhet për të shqyrtuar kërkesën e Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës për thirrjen e seancës për votimin e qeverisë së re.

Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafin, Artan Murati, këshilltar i kryeparlamentares, Vjosa Osmani.

“Nesër do të mblidhet Kryesia e Kuvendit në ora 10:00”, tha ai.

Ndërkaq, shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi ka thënë sot se kanë kërkuar që seanca të mbahet ditën e mërkurë.

“Pas marrjes së Aktgjykimit në emër të LDK-së kam dorëzuar kërkesën për seancë për të mërkurën në orën 11:00 me të vetmen kërkesë të rendit të ditës, votimin e Qeverisë së re”, ka thënë Gashi.

Gashi ka thënë se e kanë të garantuar formimin e qeverisë. Ai ka shtuar se nesër në mbledhjen e Kryesisë së LDK-së do të zyrtarizohen edhe emrat e ministrave nga ana e LDK-së.

Ndryshe, Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka publikuar sot Aktgjykimin e plotë lidhur me vendimin e marrë për dekretin e presidentit Hashim Thaçi për mandatimin e Avdullah Hotit për kryeministër.

Në Aktgjykimin e Gjykatës Kushtetueses thuhet se dekreti i presidentit është në përputhje me Kushtetutën.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Shtyhet seanca e Veliajt ndaj prokurorit Olsi Dado në Gjykatën Administrative

Në Gjykatën Administrative u mbajt sot, seanca për shqyrtimin...

PS kërkon zgjatjen e mandateve të prokurorëve të SPAK, PD refuzon nismën e Manjës

Partia Socialiste është shprehur e gatshme për të ndërmarrë...

Shqipëria dhe Kosova, marrëveshje bashkëpunimi për punësimin

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, dhe ministri...

Çështja Balluku, Bardhi: SPAK të zbatojë ligjin, mos të bëjë politikë

Kryetari i grupit parlamentar në Partinë Demokratike, Gazment Bardhi,...