Accessibility Settings

🌙 Dark
Contrast
🔄 Invert
Gray
📖 Readable
🔤 Dyslexia
A+
A-
Line +
Line -
Spacing +
Spacing -
Zoom +
Zoom -
🖼️ Img
🔗 Links
H Titles
🛑 Anim
🔇 Mute
🐢 Cursor
🔊 Read

Kafeja Geisha është më e shtrenjta në botë

Më datë:

Në 2019, kafeja Geisha, që rritet në Panama, theu të gjitha rekordet duke u shitur për 1029 dollarë për gjysmë kilogrami në një ankand. Ndërkohë që cdo vit, ajo tërheq gjithnjë e më shumë blerës të pasionuar pas kafesë, nga çdo cep i botës, madje deri nga Koreja e Jugut.

Në një copë toke që ndodhet 1800 metra mbi nivelin e detit, rriten kokrrat e kafesë që iu shitën një shtëpie japoneze për shumën rekord vitin e kaluar, në një ankand virtual që prodhuesit e kafesë organizojnë cdo vit. Sipas organizatorëve, një sasi e tillë parash nuk ishte ofruar asnjëherë më parë.

Sipas prodhuesve të kafesë Geisha është një varietet shumë ekzotik që dallon shumë nga varietetet e tjera që rriten në botë.

Madje, organet e specializuara në vlerësimin e kafesë, e shpalli geishën kafenë më të mirë në botë në 2019 duke e renditur atë para varieteteve të ardhura nga Kenia, Kolumbia dhe Kosta rika. Në vitet e fundit, eksporti i kafesë nga Panamaja ka zënë një volum prej 212 milionë dollarësh ose 0.4 për qind të produktit të brendshëm bruto. Edhe pse vendi është një eksportues i vogël i kafesë, krahasuar me brazilin apo kolumbinë, ai ka mundur të depërtojë në tregjet luksoze të Japonisë, kinës, tajvanit, Koresë së Jugut dhe Shteteve të Bashkuara.

Bota e kafesë po evoluon – thonë ekspertët. 50 vite më parë, kafeja konsiderohej dicka e rëndomtë dhe njerëzit nuk i kushtonin shumë vëmendje karakteristikave dhe shijes. Por 20-25 vitet e fundit, ka një mënyrë të re se si shihet kafeja dhe tani ajo ka filluar madje të konsiderohet edhe si një produkt luksoz.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Kavaja përkujtoi 36-vjetorin e rënies së Josif Budos, homazhe për dëshmorin e parë të demokracisë

Kavaja përkujtoi sot 36-vjetorin e rënies së dëshmorit të...

Dhunuan 17-vjeçaren, pranga dy vajzave në Fier

Prokuroria e Fierit ka caktuar masën “arrest me burg”...

Ndezi zjarr për të djegur mbeturinat, por flakët përfshinë pronën e fqinjit/ Arrestohet 57-vjeçari në Lushnjë

Një 57-vjeçar është arrestuar nga Policia e Lushnjës, pasi...

Berisha reagon për hetimet ndaj qytetarëve: “Po kopjohet shembulli i Ajatollahëve”

Partia Demokratike ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se po...
LIVE TV