10.5 C
Tirana

Japonia, vendi i dytë që konfirmon praninë e virusit Wuhan

Më datë:

Japonia ka njoftuar sot se rasti i parë i një koronavirusi të ri ishte gjetur në vend, duke u bërë shteti i dytë që raportoi një rast të tillë jashtë Kinës, ku virusi u zbulua së fundmi.

Zyrtarët japonezë të shëndetit thanë se një pacient kinez që jetonte në prefekturën lindore Kanagawa kontraktoi virusin kur ai udhëtoi në provincën Wuhan, nga e kishte origjinën virusi – në Kinë, njoftoi agjencia e lajmeve Kyodo.

Kina të shtunën e kaluar konfirmoi vdekjen e parë nga virusi që shpërtheu në Kinën qendrore dhjetorin e kaluar.

Diagnostifikimi i Komisionit Shëndetësor të komunës Wuhan tregoi 41 raste të pneumonisë të shkaktuara nga koronavirusi.

Kyodo raporton se një burrë kinez, në të 30-tat, “ndoshta u prek nga sëmundja nga një i sëmurë në qytetin kinez”.

“Shanset janë të pakta që infeksioni të zgjerohet në Japoni”, tha Ministria japoneze e Shëndetësisë.

Tajlanda të hënën gjithashtu konfirmoi se një grua 61-vjeçare kineze nga Wuhan ishte duke marrë trajtim në një spital në Nonthaburi, afër Bangkokut, për pesë ditë, njoftoi “South China Morning Post”.

“Ajo ishte pranuar pas ardhjes së saj në Bangkok me një grup, tre ditë pasi ajo shfaqi simptoma, përfshirë ethe, dhimbje të fytit dhe dhimbje koke”, thuhet në raport.

Ministria e Shëndetësisë së Vietnamit vendosi gjithashtu dy vizitorë kinezë nga qyteti Wuhan në izolim dhe i mbajti ata nën vëzhgim për koronavirusin e ri pasi zbarkuan në Aeroportin Ndërkombëtar Danang të martën.

Ndërkohë, Tajvani zyrtarisht e shpalli virusin si një sëmundje ngjitëse.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Shoqata e bashkive, kërkesë për rritjen e fondeve të dedikuara

Komisioni për Ekonominë, Punësimin dhe Financat zhvilloi sot një...

Homazhe në 113-vjetorin e ngritjes së flamurit të pavarësisë në Tiranë

Më 26 nëntor të vitit 1912, në Tiranë u...

Bardhi takon ambasadorin gjerman: Shqipëria ka nevojë për qeveri që del nga zgjedhje të lira

Kryetari i grupit parlamentar në Partinë Demokratike, Gazment Bardhi,...

“Moti dhe korrupsioni shkatërrojnë Shqipërinë”, Berisha denoncon dëmet pas reshjeve të shiut

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka dalë këtë...