Greqia dëshiron të përcaktojë territoret e juridiksionit detar me Turqinë

Më datë:

Zëdhënësi i qeverisë së Greqisë, Stelios Petsas, njoftoi se ashtu sikurse kanë bërë me Italinë, dëshirojnë të bisedojnë me Turqinë çështjen e kufizimit të territoreve të juridiksionit detar.

Në një konferencë të zakonshme për shtyp në kryeqytetin Athinë, Petsas bëri një vlerësim lidhur me Egjeun dhe Mesdheun Lindor.

Duke vënë theksin se me Turqinë duhet të jenë të hapura kanalet e komunikimit kryesisht në periudhat e tensioneve, Petsas tha: “Ashtu sikurse kemi bërë me Italinë, dëshirojmë të bisedojmë edhe me Turqinë për përcaktimin e territoreve të juridiksionit detar”.

Anija për kërkime sizmike Barbaros Hayrettin Paşa ka vajtur në Republikën Turke të Qipros Veriore tha Petsas, i cili ka bërë të ditur se kryeministri i Greqisë Kyriakos Mitsotakis ka diskutuar në telefon çështjen me liderin e Qipros Greke Nicos Anastasiades.

Greqia dhe Italia me 9 qershor nënshkruan marrëveshjen e kufizimit të zonës eksluzive ekonomike mes dy vendeve në Detin Jon.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Përplasje në Unazën e Madhe, makina përmbyset pas aksidentit me fadromën

Një aksident rrugor është regjistruar në Unazën e Madhe,...

Punimet në Tiranë-Durrës, Karakaçi: Do ta mbyllim projektin më herët se parashikimi

Në autostradën Tiranë-Durrës po vijohet më fazën e tretë...

Kultivim narkotikësh dhe armëmbajtje pa leje, arrestohet 58-vjeçari në Pukë

Një 58-vjeçar është arrestuar në Pukë, pasi u kap...

Lamallari: Dëmi nga zjarret këtë vit është i pallogaritshëm, forcohet Policia Mjedisore

Në Policinë e Shtetit do të ketë një njësi...