Greqi : Humbi jetën një 21 vjeçari shqiptar

Më datë:

Një aksident tragjik ka ndodhur gjatë orëve të mbrëmjes të së enjtes në vendin e quajtur Perama në ishullin e Mitilinit në Greqi.

Sipas policisë lokale, gjatë aksidentit kanë humbur jetën dy persona, njëri prej të cilëve shtetas shqiptar, 21 vjeç.

Policia thotë se viktimat po udhëtonin me motor në aksin Papadhou-Perama, një prej akseve kryesore të ishullit të Mitilinit, në kohën që u përplasën me njëri tjetrin.

Prej përplasjes mbeti i vdekur në vend 21 vjeçari shqiptar Salea Hamzai, ndërsa pak më vonë humbi jetën në spital edhe 19 vjeçari grek.

Ngjarja ka tronditur komunitetin shqiptar në ishullin e Mitilinit. Ata thonë se viktima është djalë i një familje me reputacion të mirë në ishull.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

PD: Qeveria dështon të garantojë sigurinë gjatë sezonit turistik

Partia Demokratike reagoi pas vrasjes së 21-vjeçarit portugez në...

Vrasja e turistit në Ksamil, Bekim Bulica shpallet në kërkim nga policia

Bekim Bulica është shpallur në kërkim nga policia pas...

Nga Spanja në pranga në Gjirokastër, arrestohet 43-vjeçari i kërkuar ndërkombëtarisht

Policia e Gjirokastrës ka finalizuar një tjetër fazë të...

Shkrumbohet nga flakët autobusi në Berat, ishte plot me turistë

Një autobus ka marrë sot flakë në Qafën e...