6.5 C
Tirana

Drekë e gjelbër e pjekur në furrë

Më datë:

Për më shumë, ndiqni recetën e detajuar…

Përbërësit:

– 500 g oriz;
– 1 qepë;
– 100 ml vaj;
– 2-3 thelpinj hudhre;
– pak majdanoz;
– 200-250 g spinaq;
– 1 lugë erëza të përziera të thata;
– kripë dhe piper sipas shijes;
– 1 karotë;
– 200-300 g kërpudha

Përgatitja:

Orizin lajeni mirë, qitni ujë dhe lëreni të zihet. Qepën grijeni imët dhe fërgojeni në 100 ml vaj.

Grini imët thelpinjtë e hudhrës dhe majdanozin. Qepën e fërguar shtojeni në orizin e zier dhe shtoni spinaqin e përzier të ngrirë (apo të freskët), hudhrën dhe majdanozin e grirë. Shtoni erëzat dhe përzieni mirë.

Orizin nuk duhet ta kulloni tërësisht nga uji sepse do të avullohet gjatë pjekjes.

Qitni pak vaj në një enë rezistuese nga zjarri, pastaj qitni orizin. Sipër qitni karotën e grirë në rende dhe vendosni në tenxhere që të piqet 20 minuta në 220 gradë Celsius.

Kërpudhat pritni në feta të holla dhe qitni në tigan në të cilin është fërguar qepa, pastaj qitni pak vaj dhe kripë e piper sipas shijes. Fërgoni në tigan dhe shërbeni bashkë me orizin.

Orizi i gatuar kështu me spinaq është i shkëlqyeshëm edhe kur nuk agjëroni, si shtesë bashkë me mish apo ushqime të tjera.

Ju bëftë mirë!

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Çako: Dron termik për të lokalizuar 2 barinjtë e mbetur në tokat e përmbytura në Hasturkas në Fier

Kreu i Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, Haki Çako...

Nis gjykimi për rezervat shtetërore, seanca mbyllet për publikun

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë sot po mbahet seanca...