Disa lagje në kryeqytet mbesin pa ujë pas dëmtimit të tubit

Më datë:

Kompania rajonale e ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se në rrugën “Hani i Dilit” në Prishtinë është dëmtuar një tub i ujit.

Bëhet e ditur se ekipet e mirëmbajtjes së rrjetit të ujësjellësit janë në vendin e ngjarjes me të gjitha mjetet e punës pë sanim.

“Për shkak të pengesave të shumta të kabllove elektrike të vendosura mbi atë gyp dhe thellësisë së gypit prej rreth 2 metrash, punët janë vështirësuar në ndërkohë, por ekipet me çdo kusht dhe punë të pandërprerë, në afatin sa më të shkurtë do ta rikthejnë furnizimin me ujë të pijshëm për lagjet dhe rrugët: “ Bajram Bahtiri”, rruga e “ Llapit”, rruga “ Lidhja e Prizrenit” te Tregu i Gjelbërt, rruga” Ramë Govori”, rruga” Drenica 1” rruga” Vëllezërit Fazliu”, “ Mbreti Piro”, “Mic Sokoli” dhe disa rrugicë në atë zonë”.

“Vështirësitë e dala përgjatë sanimit të defektit kanë zgjatur punimet e paplanifikuara.

Kërkojmë mirëkuptim nga të gjithë konsumatorët e zonave të lartëcekura”, thuhet në njoftimin e ujësjellësit

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Kurti, Hamza dhe Abdixhiku hapin zyrtarisht fushatën elektorale

Partitë politike në Kosovë nisën zyrtarisht fushatën elektorale për...

Zelensky: Rreziku nga Rusia po rritet për vendet evropiane

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy ka paralajmëruar se informacionet e...

PD: ADS ngrihet mbi katër shtylla korruptive

Partia Demokratike, reagoi sot në lidhje me krijimin e...

Ibrahimaj: 600 miliardë lekë kursime nga transformimi digjital, ADS hap fazën e re të inovacionit teknologjik

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, mori pjesë...