BE: Nuk e njohim Lukashenkon si president legjitim të Bjellorusisë

Më datë:

Bashkimi Evropian thotë se nuk e njeh Aleksandër Lukashenko si president të ligjshëm të Bjellorusisë.

Shefi i politikës së jashtme të BE, Josep Borrell, i tha Parlamentit Evropian të martën (15 shtator) se zgjedhjet presidenciale të zhvilluara më 9 gusht, ishin jo ligjore.

“Situata është e qartë për ne. Ne i konsiderojmë zgjedhjet e 9 gushtit si joligjore. Ne nuk e njohim Lukashenkan si president legjitim të Bjellorusisë”, tha Borell.

Borrell tha se më shumë se 7,500 protestues paqësorë janë arrestuar dhe 500 raste torturash janë dokumentuar.

Ai theksoi rëndësinë e sanksioneve që BE po përgatit kundër Bjellorusëve që besohet të jenë përfshirë në mashtrime elektorale dhe goditje të protestave.

Pozicioni i BE-së bie në kontrast me Rusinë, e cila mbështet qeverinë e Lukashenkos. Presidenti rus Vladimir Putin të hënën përsëriti mbështetjen e tij për Lukashenkon.

Lukashenjo fitoi mandatin e gjashtë si president, por zgjedhjet u konsideruan të manipuluara nga opozita.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Kontrollet e policisë pa sukses, Ylli Zalla nuk lokalizohet.

Policia e Tiranës dhe forcat RENEA kanë zhvilluar një...

Policia arreston një 69-vjeçar në Elbasan, i dyshuar për një sulm të rëndë ndaj bashkëshortes.

Një ngjarje e rëndë dhe tronditëse është regjistruar në...

Irani nis bisedimet për Ngushticën e Hormuzit

Irani ka nisur bisedimet zyrtare me Omanin për menaxhimin...