Apple prezanton iPad Air të ri, ky është çmimi

Më datë:

Apple ka prezantuar sot një iPad Air të ri, që ëshë i ngjashëm me iPad Pro.

Është një ndryshim i rëndësishëm dizajni nga Air i deritashëm, i cili është risjellë në jetë vitin e kaluar, duke hyrë ndërmjet iPad’it bazik dhe iPad Pro.

Duhet theksuar se Air i vitit të kaluar ishte më i trashë dhe kishte një pullë për “Touch ID”, por i riu është dukshëm më i hollë dhe ka ekran mbi tërë sipërfaqen e përparme.

Apple ka përdorur një ekran më të madh prej 10.9 inçësh “Liquid Retina” (me rezolucion 2360 x 1640) për iPad Air të ri.

Për ta realizuar këtë, Apple e ka zhvendosur sensorin e gjurmëve të gishtave në pullën e ndezjes sipër.

Brenda iPad Air të ri do të jetë çipi i fuqishëm A14 Bionic, me CPU prej gjashtë bërthamash, dhe 11.8 miliardë tranzistorë.

Apple premton se performanca e iPad Air të ri do të jetë 40 për qind më e shpejtë sesa e paraardhësit.

iPad Air do të vijë me portin USB-C, sikurse iPad Pro, dhe do të përkrahë mbushjen prej 20W.

Sikurse Pro, Air i ri do të ketë kamerë të pasme prej 12 megapikselësh, ndërsa kamera e përparme do të jetë prej 7 mp.

iPad Air i ri do të shitet me çmim fillestar prej 599 dollarësh. Do të jetë në dispozicion nga muaji i ardhshëm.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Ylli Zalla në hetim për armët, prokuroria mbyll dosjen

Pak ditë përpara se Ylli Zalla të arrestohej gjatë...

Bilanc tragjik në Ukrainë, 27 të vrarë pas sulmit rus me dron

Të paktën 27 persona kanë humbur jetën dhe 42...

Kurti i takon udhëheqësit e Luginës, akuzon Vuçiç për diskriminim të shqiptarëve

 Shqiptarët e Preshevës, Bujanocit, Medvegjës e Sanxhakut u bënë...

Arrestohet 25-vjeçari i dyshuar për zjarrvënien në Tërbaç

Policia e Himarës arrestoi një 25-vjeçar, i dyshuar për...