13 punëtorë shëndetësorë në Prishtinë dërgohen në vetizolim, patën kontakt me personin që vdiq nga Covid 19

Më datë:

13 punonjës shëndetësor të mjekësisë urgjente në Prishtinë janë dërguar në vetizolim si pasojë e kontaktit që patën me 59-vjeçarin e prekur nga Covid 19 i cili ndërroi jetë në orët e hershme të mëngjesit të sotëm. Këtë informatë e ka dhënë për Express, Drejtori i Shëndetësisë në Prishtinë, Bujar Gashi. Ndërkohë në Prishtinë janë 19 persona që kanë rezultuar si të infektuar me koronavirus.

“Janë 13 punëtorë shëndetësor të mjekësisë urgjente janë dërguar në vetizolim që të gjithë ata kanë pasur kontakt me personin tashmë të ndjerë në Prishtinë”, ka deklaruar Gashi për Express.

Tutje ai ka dhënë detaje rreth masave që i ka marrë komuna e Prishtinës për mbrojtje nga koronavirusi

“Ne ngushëllojmë për vdekjen e pacientit në Prishtinë. gjendja momentalisht sa i përket qytetarëve të infektuar me Covid 19 në komunën e Prishtinës, rezulton të jetë stabile. Ne jemi duke punuar 24 orë në 7 ditë të javës për t’u dalë në ndihmë qytetarëve. Të gjithë pacientët na komuna e Prishtinës që janë 19 persona si të prekur me Covid-19 janë në gjendje stabile.”, ka deklaruar Gashi.

Ai ka deklaruar po ashtu se Komuna e Prishtinës në bashkëpunim me kryetarin e komunës është marrë vendim për mbylljen e shesheve për qarkullim për qytetarët.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Mesazhi i Ramës: E ardhmja e Shqipërisë mbi çdo interes individual

Kryeministri Edi Rama mbajti fjalën e tij gjatë aktivitetit...

“Shqipëria është e jona”, protestuesit mbushin Bulevardin me mesazhe kundërshtuese

Kjo është dita e tretë e protestës, ku ka...

Aksident zinxhir në Levan–Tepelenë, të lënduar tre persona, mes tyre turistë të huaj

Një aksident i shumëfishtë ka ndodhur mesditën e sotme...

“Do të anulojmë çdo fluturim”, aeroporti i Brukselit bllokohet papritur

Trafiku ajror në Belgjikë do të ndalet të martën...