Joe Biden, pritet të bisedojë në telefon me mbretin e Arabisë Saudite, Salman, ndërkohë që administrata e tij pritet të prezantojë një raport të deklasifikuar tashmë të zbulimit, që do të përmendë, djalin dhe trashëgimtarin e mbretit, si bashkëpunëtorë në vrasjen e Jamal Khashoggit.
Zbulimi vjen ndërsa shtëpia e bardhë po përballet me apelet e intensifikuara të aktivistëve të të drejtave të njeriut, dhe disidentëve sauditë, për ti tërhequr veshin Arabisë Saudite për shkeljet e të drejtave përmes sanksioneve të reja dhe të hapë kështu një kapitull të ri, krahasuar me qëndrimin e administratës Trump.
Raportet e mediave në të shkuarën kanë thënë se agjencitë amerikane të inteligjencës besonin se princi i kurorës dhe sundimtari de facto, kishte urdhëruar vrasjen e Khashogit në konsullatën saudite.