Skenës poltike në Kosovë i shtohet edhe një parti e re

 

 

 

Sot nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) u vendos që të jetë edhe një parti e re politike në skenën kosovare, “Lëvizja për Drejtësi”.

Lideri i kësaj partie z. Sylejman Çerkezi i cili ka qene ideatori dhe themeluesi i Partisë së Drejtësisë (PD) për Kosova Post tha Lëvizja për Drejtësi është subjekt i cili do të jetë vazhdimësi e aspiratave për një  shoqëri me vlera dhe drejtësi.

“Kjo parti është vazhdimësi e aspiratave për një shoqëri me vlera dhe drejtësi. Ne e dimë se Kosova ka nevojë jo vetëm për koncept të qartë politik, por edhe për një frymë të politik-bërjes reale. Jemi të vetëdijshëm se gjërat nuk janë të thjeshta, por besojmë thellë se LD-ja do të jetë përfaqësim i vlerave të kësaj shoqërie”, ka thënë Çerkezi për Kosova Post.

- ISLAMSHOP.CH -

LEXO MË SHUMË

Së fundi