Shtylla të rrëzuara dhe linja të këputura, fshatrat në juglindje janë prej 2 ditësh pa energji elektrike

Më datë:

Vazhdon të jetë problematike situata në juglindje të vendit përsa i përket furnizimit me energji elektrike.

Moti i keq bëri që dhjetëra shtylla të tensionit të lartë të rrëzohen duke shkaktuar ndërprerjen e energjisë për fshatra të tërë. Situata vazhdon të jetë e rëndë prej dy ditësh në qytetin dhe gjitha fshatrat e bashkisë së Bilishtit e po ashtu edhe ne Maliq e Pogradec. Pa energji elektrike janë 35 fshatra të njësive administrative Gorë e Moglicë, ashtu siç janë pa energji fshatrat e njësisë administrative Dardhas. Ndërkohë që prej dy ditësh kanë pasur probleme edhe fshatra të njësive Trebinjë, Velçan në Pogradec. Pa energji elektrike janë fshatrat të njësive Vreshtas, Pojan e Pirg në bashkinë e Maliqit. Sipas të dhënave nga OST në zonën midis Nevicishtit dhe Belortase janë rrezuar 10 shtylla. Problematike mbetet riparimi i defekteve ne shtyllat 35 kilovolt.

Prej dy ditësh janë duke punuar ekipe specialistesh te OSHE DHE OST nga Korca,Elbasani dhe Tirana për të eleminuar defektet e shkaktuara nga reshjet e borës shoqëruar me erë të fortë. Në Bilisht ndodhet një grup pune i specializuar nga nënstacioni i Elbasanit që po merret me riparimin e defekteve në shtyllat e tensionit të lartë, duke bërë gjithçka për të rikthyer energjinë elektrike në qytetin e Bilishtit dhe fshatrat e baskisë Devoll. Shtylla të rrëzuara dhe linja të këputura ka pasur pothuajse në të gjitha fshatrat e njësive administrative malore, atje ku trashësia e borës ka shkuar deri në 50 cm.

Vazhdon të jetë problematike situata në juglindje të vendit përsa i përket furnizimit me energji elektrike. Moti i keq bëri që dhjetëra shtylla të tensionit të lartë të rrëzohen duke shkaktuar ndërprerjen e energjisë për fshatra të tërë. Situata vazhdon të jetë e rëndë prej dy ditësh në qytetin dhe gjitha fshatrat e bashkisë së Bilishtit e po ashtu edhe ne Maliq e Pogradec. Pa energji elektrike janë 35 fshatra të njësive administrative Gorë e Moglicë, ashtu sicc janë pa energji fshatrat e njësisë administrative Dardhas. Ndërkohë që prej dy ditësh kanë pasur probleme edhe fshatra të njësive trebinjë, Velccan në Pogradec. Pa energji elektrike janë fshatrat të njësive Vreshtas, Pojan e Pirg në bashkinë e Maliqit. Sipas të dhënave nga OST ne zonen midis Nevicishtit dhe Belortase jane rrezuar 10 shtylla. Problematike mbetet riparimi i defekteve ne shtyllat 35 kilovolt.

Prej dy ditësh janë duke punuar ekipe specialistesh te OSHE DHE OST nga Korça, Elbasani dhe Tirana për të eleminuar defektet e shkaktuara nga reshjet e borës shoqëruar me erë të fortë. Në Bilisht ndodhet një grup pune i specializuar nga nënstacioni i Elbasanit që po merret me riparimin e defekteve në shtyllat e tensionit të lartë, duke bërë gjithçka për të rikthyer energjinë elektrike në qytetin e Bilishtit dhe fshatrat e baskisë Devoll. Shtylla të rrëzuara dhe linja të këputura ka pasur pothuajse në të gjitha fshatrat e njësive administrative malore, atje ku trashësia e borës ka shkuar deri në 50 c

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Berisha rikonfirmohet në krye të PD me mbi 37 mijë vota pro

ali Berisha është rikonfirmuar në krye të Partisë Demokratike...

Rudin Hylviu zgjidhet kryetar i PD-së në Kavajë, Qosja: Fillon puna për zgjedhjet e ardhshme

Dega e Partisë Demokratike në Kavajë ka përfunduar procesin...

BEOGRAD – Serbia pezullon trafikun hekurudhor para protestës së studentëve

 Shërbimet  hekurudhore në të gjithë Serbinë u pezulluan sot...

Pas takimit të Lamallarit në Sarandë, largohet edhe kreu i IKMT-së në Vlorë

Pas takimit që pati në Sarandë Ministri i Punëve...