Tre persona kanë mbetur të plagosur me armë zjarri në orët e pasdites së të martës në qytetin e Vlorës.
Mësohet se plagosje ka ndodhur në lagjen “28 nëntori”. Nga të dhënat e para, mësohet se autorët kanë qenë në një automjet kur kanë qëlluar me armë në drejtim të një “Fiat Punto”, duke lënë të plagosur 3 persona, njëri prej tyre në gjendje të rëndë.
Forca të shumta policie kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorëve./Top Channel/