Policia: Tre të lënduar nga plumbat bredhës

Policia e Kosovës ka njoftuar se aspekti i sigurisë së përgjithshme, festa e fund vitit ka kaluar kryesisht e qetë pa incidente madhore, por e përcjellë me disa raste të lëndimeve dhe dëmtimit të pronës.

Policia thotë se gjatë natës së ndërrimit të mot moteve ka qenë e angazhuar sipas planit operativ në ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike, si dhe parandalimit të çfarëdo incidenti që cenon sigurinë e vendit.

“Fokusi dhe prezenca policore kryesisht ka qenë në sheshet e hapura dhe në ambientet ku ka pasur frekuentime dhe manifestime festive për të shënuar këtë festë, pa përjashtuar edhe prezencën në trafikun rrugor. Policia ka evidentuar tri raste të lëndimeve që dyshohet të jenë lëndime nga plumbat bredhës nga ajri, dy raste dëmtim prone dhe një rast incident zjarri si pasojë e përdorimit të mjeteve piroteknike. Po ashtu kanë ndodhur edhe raste të lëndimeve të natyrave të ndryshme nga përdorimi joadekuat i mjeteve piroteknike, raste të cilat janë trajtuar nga aspekti mjekësor në Qendrat e Mjekësisë Familjare (QMF), Spitalet Rajonale dhe në QKUK.Policia e Kosovës gjatë 24 orëve të fundit ka qenë efikase edhe në arrestimin e nëntë personave të dyshuar të përfshirë në vepra të ndryshme penale, po ashtu gjatë aktiviteteve policore janë konfiskuar katër armë, si dhe janë shqiptuar 443 gjoba ndaj kundërvajtësve në tra fi”, thuhet në një komunikatë të Policisë.

Policia e Kosovës thotë se mbeten të përkushtuar në realizimin e detyrave dhe përgjegjësive të saja ligjore me qëllim të ruajtjes së rendit dhe sigurisë publike në vend./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi