Meta dëshmoi 2 orë në Komision, zbulohet ku ishte Rama

Teksa presidenti Ilir Meta dëshmoi për 2 orë me radhë para Komisionit Hetimor të ngritur posaçërisht për shkarkimin e tij, mësohet se në Kryesinë e Kuvendit ka qenë edhe kryeministri Edi Rama. Ky i fundit ka qenë i pranishëm në mbledhjen e grupit parlamentar të PS-së.

Gazetari Ergys Gjençaj raporton për ‘BalkanWeb’ se mbledhja e grupit të PS kishte nisur para seancës së komisionit, ndërsa mbaroi pak pasi kishte filluar të dëshmonte Meta. Ajo çka nuk dihet ende është fakti nëse kreu i qeverisë ka dëgjuar dëshminë e Metës në Komision.

Kujtojmë se sot në orën 10:00 nisi seanca dëgjimore me Metën, i cili u mor në pyetje nga anëtarët e pranishëm në Komisionin e Hetimit lidhur me veprimet ligjore që kishte ndërmarrë Meta pas zdekretimit të 30 qershorit dhe caktimin e 13 tetorit si datë e re për zgjedhjet.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi