Kumbulla firmos me “Sassuolon”, objektivi është kombëtarja kuqezi në Europianin

Marash Kumbulla është zyrtarisht një lojtar i skuadrës së “Sassuolos”. Formula e transferimit të futbollistit të kombëtares shqiptare është ajo e huazimit për gjashtë muaj.

Mbrojtësi 23-vjeçar ka kryer vizitat mjekësore dhe ka firmosur kontratën 6 mujore që do ta lidhi me klubin e “Sassuolos”. Kumbulla, i cili vjen nga një dëmtim, nuk luan prej majit 2023, ndërsa tashmë “Roma” ka vendosur që në bashkëpunim edhe me lojtarin ti besojnë “Sassuolos” riaftësimin e plotë të qendrëmbrojtësit në pjesën e mbetur te sezonit.

Vetë qendrëmbrojtësi shpreson që duke patur më shumë hapësira për t’u aktivizuar, do të ketë mundësi të bindi trajnerin e kombëtares shqiptare, Sylvinio për ta grumbulluar në finalet e Europianit “Gjermani 2024”, që nisin në muajin qershor. Kësisoj, 23-vjeçari në këtë pjesë të mbetur të sezonit do jetë në garë me kohën për të rifituar fanellën kuqezi.

Në garë për qendrëmbrojtësin ishin dhe “Torino”, “Verona”, “Udineze”, “Cagliari”, si edhe “Milan”, që u shfaq në orët e fundit të merkatos, por futbollisti dhe klubi që pronësinë sportive të tij, “Roma”, vendosën se “Sassuolo” ishte klubi i duhur për riaftësimin e futbollistit të kombëtares kuqezi.

https://www.instagram.com/reel/C2zV5Y6tsMR/?utm_source=ig_web_copy_link

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi