KPA shkarkon nga detyra prokurorin Anton Martini

KPA shkarkon nga detyra prokurorin Anton Martini per shkaqe që lidhen me pasurinë e tij. Martini ishte një nga prokurorët e zgjedhur për të qenë pjesë e SPAK.

Kujtojmë se Anton Martini doli për herë të dytë para KPK-së, pasi hetimi ndaj tij u rihap pas një denoncimi për punën e kryer si drejtues i prokurorisë në Shkodër.

Në padinë e tij, denoncuesi ngrinte dyshime se subjekti i ka hequr dosjet hetimore disa prokurorëve, duke ia kaluar disa të tjerëve, ndërkohë që të parët nuk ishin dorëhequr.

Por pavarësisht kësaj procedure, ai u konfirmua në detyre nga KPK. Ndërkohë që shkalla e dytë, KPA, e shkarkoi atë nga detyra.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi