Garë armatimesh në Ballkan, kryeson Greqia

Më 26 korrik të këtij viti, Rumania ndaloi një transportues rus armësh në Danub. Bëhej fjalë për një transportues të ngarkuar me dhjetë tanke të përdorur, por të modernizuar.

Moska përdori Hungarinë për të kaluar armatimet drejt Serbisë, duke marrë në këtë mënyrë falenderimet e presidentit serb, Aleksandër Vuçiq.

Kështu shkruan gazeta gjermane, Die Welt, e cila thekson në një artikull se në Ballkan ka nisur një garë e re armatimi.

Gazeta thekson më tej se ideja e shkëmbimit të territoreve mes Serbisë dhe Kosovës nuk është hequr akoma nga tavolina, ndryshe nga sa është thënë. Sipas gazetës, SHBA po insiston sërish për të çuar përpara këtë ide.

Por kush shpenzon më shumë për armatim në Ballkan? Të parët janë grekët me mbi 5.2 miliardë euro në vitin 2018 si buxhet për armatimin.

Më pas vijnë rumunët me 4.6 miliardë euro. Serbët shpenzojnë 904 milionë euro, diçka më shumë se kroatët që harxhojnë 889 milionë euro.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi