FOTO+VIDEO/ Aksioni blic për drogë e armë në portin e Durrësit, ndalohen 2 persona

Dy persona janë ndaluar nga policia gjatë aksionit blic që po mbahet aktualisht në portin e Durrësit për drogë dhe armë e kontrabandë. Gazetarja Klodjana Haxhiaj deklaron për ‘BalkanWeb’ se këtyre personave iu gjet diçka e dyshimtë në automjetin e tyre. Mbi 200 punonjës policie janë të angazhuar në operacionin në fjalë. Në krye të operacionit në port është drejtori i policisë kriminale Tonin Vocaj, drejtori i Departamentit të Rendit Gjovalin Loka dhe drejtori i departamentit të Kufirit, Eduart Merkaj.

  1. 1
  2. 2
  3. 3
  4. 4
  5. 5
  6. 6

Ndërkohë, gazetarja Dorjana Bezat raporton se policia po kryen kontrolle në automjete dhe në kontejner, ndërsa pjesë e kontrolleve janë edhe anijet e peshkimit për kontrabandë karburanti.

Aktualisht porti është i rrethuar nga forcat e Posaçme Operacionale, policia kufitare dhe Drejtoria Vendore Durrës. Pritet që të tjera detaje të dalin në dritë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi