Dita e 17 e grevës, asnjë përgjigje! Naftëtarët e Ballshit ‘thyejnë’ portën kryesore të uzinës e hyjnë brenda me forcë

Naftëtarët e Ballshit kanë rrëzuar kordonin e krijuar nga policët dhe portën e uzinës ditën e sotme duke hyrë me forcë ambientet e saj në ditën e 17 të grevës, pasi nuk kanë marrë asnjë përgjigje për pagat e prapambetura.

Qindra protestues, pas disa minutash përplasje kanë rrëzuar derën dhe të gjithë janë futur në ambientet e rafinerisë. Naftëtarët i janë  drejtuar ndërtesës ku qëndron administrata, ndërsa forcat e sigurisë janë vendosur tek dera e saj.

Me thirrjet “Duam lekët tona”, naftëtarët i janë drejtuar ambienteve të punës.

Sipas specialistëve, brenda rafinerisë ka pajisje që duhen mirëmbajtur, në të kundërt ato përbejnë një rrezik serioz jo vetëm për punonjësit por për gjithë rrethin e Mallakastrës.  Kreu i Sindikatës, Sokol Dautaj tha se aty nuk ka asnjë punonjës, janë vetëm  pajisjet dhe prej një viti vetëm heshtje.

“Kjo nuk është një protestë e dhunshme, këtu nuk ka pronar dhe tashmë nuk ka asnjë person, këtu është një show, kjo është një tallje e madhe sepse janë dhënë të gjitha pajisjet sheshit, këtu nuk ka asnjë punonjës. Këtu ka vetëm heshtje, nuk e mbajnë dot rafinerinë këta, kemi 17 ditë që qëndrojmë 10 metra më tutje”, tha kreu i Sindikatës, Sokol Dautaj.

Protestuesit i janë drejtuar repartit të koksit, një prej zonave me të rrezikshme të rafinerisë.

Në 3 shtator naftëtarët nënshkruan kontratat që rrjedhimisht do të sillnin edhe rikthimin e tyre në punë, por një gjë e tillë nuk ndodhi. Sa i përket pagave të prapambetura kompania  “Allum Enteprises ” është shprehur se nuk do t’i japë të gjitha pasi një pjesë e tyre i takojnë kompanisë së mëparshme “Tosk Energy”, me të cilën është fituar gjyqi.

Protesuesit i bëjnë thirrje ministrisë së Infrastrukturës, Belinda Balluku që të reagojë dhe t’i japë një zgjidhje këtij problemi që zgjat prej muajsh.

12 vite me parë, një specialiste qëndroi për orë të tëra në majë të një prej kullave 50 m të lartë pasi doli në asistencë nga reforma.

Naftëtarët e Ballshit prej 9 muajsh janë pa punë dhe pa asistencë sociale, ndërsa 10 prej tyre janë po qëndrojnë në grevë urie prej 17 ditësh, duke rrezikuar edhe jetën. Grevistët së bashku me naftëtarët protestues thonë se pas protestës masive me gra dhe fëmijë që do të bëjnë, nëse ky problem nuk do të zgjidhet do të vetëflijohen duke hipur në kullat e larta të rafinerisë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi