Dhënia me koncesion i Butrintit, eksperti-anëtar i PS: Më dhemb shpirti për këtë vlerë, duhet mbrojtur

Më datë:

Dhënia me koncesion e Parkut Kombëtar të Butrintit, po has në kundërshtime të forta nga ekspertët dhe shoqëria civile.

Një grup qytetarësh kanë protestuar sot në Butrint.

Ata e quajnë aferë korruptive privatizimin e historisë.

Sipas protestuesve, qeveria shqiptare ka detyrë të mbrojë parqet kombëtare dhe jo t’i privatizojë ato.

Rreth 2 milion euro të ardhura që Parku Kombëtar i Butrintit gjeneron, në vit thonë se janë të mjaftueshme për mirëmbajtjen e ikonave dhe siteve arkeologjike që Butrinti posedon.

Ekspertët mjedisorë i frikësohen faktit se koncensionari do të përfitojnë vetëm të ardhura nga Butrinti, dhe jo pa qëllim është zgjedhur siti arkeologjik më i vizituar për t’u dhëne më PPP.

Nga maji deri në tetor Butrinti mirëpret nga 200 deri në 2000 vizitorë në ditë, me një biletë që kushton 1000 lek duke e kthyer atë në një makineri parash.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

“Nuk jemi kundër investimeve”, Berisha: zgjedhjet duhen përgatitur nga qeveri kujdestare

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar për...

Ndërpritet seanca gjyqësore për dosjen “Partizani”, GJKKO cakton datën e radhës

Është ndërprerë seanca gjyqësore për dosjen “Partizani”, ndërsa trupi...

Malaj: 121 kamera të reja në dogana për modernizimin e monitorimit

Ministri i Financave, Petrit Malaj, drejtori i përgjithshëm i...

Bardhi: PD sjell në parlament zërin e qytetarëve që protestojnë

Grupi parlamentar i Partisë Demokratike depozitoi sot në Kuvend...