Deputet kërkojnë që pagat e punonjësve të Fondit Pensional të mos jenë aq të larta

Në Kuvendin e Republikës së Kosovës, deputetët janë duke e diskutuar Raportin Vjetor për Fondin e Kursimeve për vitin 2016.

Deputetja Valentina Bunjaku Rexhepi, e cila vjen nga radhët e LDK-së, tha se drejtuesit e fondit në fjalë, kanë paga marramendëse, shkruan Kosova Post.
Bunjaku shprehu shqetësimin që kjo çështje nuk është marr kurrë seriozisht, ndonëse është diskutuar në opinionin publik.

Se drejtuesit bashkë me anëtarët e bordit të këtij fondi, marrin para të majme, kjo mund të vërtetohet fare lehtë, në faqen e Agjencisë Antikorrupsion, ky zyrtarë të lartë të shtetit kanë deklaruar pasurinë, vuri në dukje deputetja.

Të njëjtin shqetësim e ndau edhe Teuta Haxhiu e cila vjen nga radhët e AAK-së.
Sipas deputeteve, këto paga duhet të nivelizohen./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi