Bllokoi integrimin/ Zv.kryeministri maqedonas: Vazhdojmë të kërkojmë zgjidhje me Bullgarinë, nuk dorëzohemi!

Më datë:

Zv. kryeministri për Çështje Evropiane, Nikolla Dimitrov, sot gjatë prezantimit të punës së 100 ditëshit të Qeverisë, deklaroi se do të vazhdojë të kërkojë zgjidhje për mosmarrëveshjen me Bullgarinë fqinje dhe nuk do të dorëzohet.

“Bisedimet ballë për ballë brenda negociatave janë të vështira për ne. Sidoqoftë, ne bëmë një nga gjërat kryesore në planifikimet. Falënderoj vendin që mban presidencën e BE-së, Gjermaninë. Ne jemi duke mbrojtur vlera të pastra dhe do të vazhdojmë të kërkojmë një zgjidhje me Bullgarinë fqinje dhe nuk do të dorëzohemi.

Në tetor ne morëm një raport që na tregoi se po bëjmë shumë mirë. Ne kemi filluar me një politikë gjithëpërfshirëse dhe do të marrim praktikat më të mira evropiane.

Ju siguroj se zbatimi i reformave nuk do të ndalet. Edhe pse tingëllon abstrakte, por pikërisht këto masa do të sjellin ndryshime përmes projekteve të dukshme për të cilat të gjithë do të angazhohemi në Qeveri. Ka pengesa, por nuk ka asnjë alternativë tjetër, që do të thotë që ne do ta sjellim Evropën në shtëpi”, tha zv. kryeministri Nikolla Dimitrov.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

BEOGRAD – Serbia pezullon trafikun hekurudhor para protestës së studentëve

 Shërbimet  hekurudhore në të gjithë Serbinë u pezulluan sot...

Pas takimit të Lamallarit në Sarandë, largohet edhe kreu i IKMT-së në Vlorë

Pas takimit që pati në Sarandë Ministri i Punëve...

Vrasja e Hekuran Billës, Apeli kthen dosjen për rigjykim. Shpresë për zbardhjen e krimit

Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshme vendosi pak...

Votimet në PD/ KOKOE: 12 mijë votues deri tani, zbulohet edhe elektorati me të drejtë vote

KOKOE ka dhënë detajet e fundit në lidhje me...