https://www.aiguillealpine.co.uk/http://perpustakaan.unla.ac.id/wp-includes/MESINSLOT/https://cafesach.com.vn/https://shootless.nl/http://www.smartiming.co.uk/https://thali.pl/https://www.contraloriapereira.gov.co/https://fia.ui.ac.id/-/stoto/https://iac.ui.ac.id/qris/https://stroumfaki.gr/https://nipscollege.co.ke/https://memorialsignworld.com/https://healthcareinkenya.com/https://bayscaffolding.co.nz/https://www.prottoy.cu.ma/https://ideasvibe.com/https://www.ffl.si/https://fhunizar.ac.id/https://sgs.sheratongrandesukhumvit.com/https://disability.ui.ac.id/maxwin/https://www.fodecc.cm/https://shiki.cu.ma/https://www.fodecc.cm/Samuel-Donatien-Nengue/https://nfd.com.tr/https://eedesign.co.uk/https://defender.org.br/https://fosfobox.com.br/http://estima.xgeo.pl/
Basha sulmon Ramën: Heshti për Dakon, bankomatin personal - Drita Tv

Basha sulmon Ramën: Heshti për Dakon, bankomatin personal

Kryeopozitari Lulzim Basha nuk i ndal akuzat për kundërshtarin e tij politik, kryeministrin Edi Rama. Përmes një postimi në “Facebook” Basha ndalet tek rasti i ish-kryebashkiakut të Durrësit, Vangjush Dako, që iu mohua viza nga SHBA.

“Afera e 6 kullave 200 milionë euro e treshes Rama-Veliaj-Mafia e Ndërtimit dhe Drogës është obsesioni dhe makthi i hajdutit psiqik që akoma nuk ka belbëzuar asnjë fjalë për ortakun dhe bankomatin e tij personal Vangjush Dako”, shkruan Basha, ndërsa poston edhe një video.

“Edi Rama hesht që SHBA e shpalli Dakon të korruptuar. Rama sulmoi VOA që të mbronte vjedhjen e zgjedhjeve nga Vangjush Dako një kryebashiak i korruptuar. Dako dhe krimi i organizuar janë një. Duke blerë pushtetin për Ramën, ata shtojnë pasurinë për vete. Edi Rama dhe Vangjush Dako janë një. Duke mbrojtur Dakon, Rama mbron pushtetin dhe pasurinë e vet të paligjshme. Pa ndëshkimin e Dakove, që vodhën zgjedhjet, nuk do të ketë demokraci dhe drejtësi”, thuhet në videon e postuar nga lideri i PD-së.

VENDIMI I DASH
Departamenti i Shtetit vendosi që të vendosë më 30 korrik ish-kryetarin e Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako në listën e personave që u ndalohet hyrja në Shtetet e Bashkuara së bashku me familjen. Sipas njoftimit të DASH, arsyeja e kësaj mase ishte përfshirja e tij në raste të mëdha korrupsioni.

Vangush Dako, bëhet kështu zyrtari i tretë nga Shqipëria që ndalohet të hyjë në Shtetet e Bashkuara së bashku me familjen. Para tij, e njëjta masë është marrë ndaj ish-Prokurorit të Përgjithshëm Adritaik Llalla dhe ish deputetit socialist Tom Doshi./BalkanWeb

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi