“Aplikimet për azil në vendet europiane kanë shënuar rënie”

 

Agjencia Europiane për Mbështetjen e Azilit (EASO), ka njoftuar se në gjysmën e parë të këtij viti është shënuar një rënie e lehtë në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar tek aplikimet për azil të kryera në vendet e Bashkimit Europian (BE) dhe në Norvegji, Zvicër, Islandë, Lihtenshtajn.

Sipas një deklarate me shkrim nga EASO, mësohet se në muajin qershor në BE dhe në Norvegji, Zvicër, Islandë, Lihtenshtajn janë kryer afërsisht 51,300 aplikime për mbrojtje ndërkombëtare dhe se kjo shifër në krahasim me një muaj më parë ka rënie me rreth 1.600 aplikime.

“Në gjysmën e parë të vitit 2018 në vendet e Bashkimit Evropian (BE) dhe në Norvegji, Zvicër, Islandë, Lihtenshtajn janë kryer rreth 301 mijë e 390 aplikime. Në krahasim me gjysmën e parë të vitit 2017, vërehet se është shënuar një rënie me 15 për qind”, thuhet në deklaratë.

Gjithashtu bëhet e ditur se shumica e aplikimeve të kryera në muajin qershor janë nga qytetarët me origjinë nga Siria, Afganistani, Iraku, Pakistani dhe Nigeria. Po ashtu vihet në dukje se ka patur një rritje të aplikimeve të bëra që nga fillimi i vitit e deri tani nga qytetarët e Venezuelës.

Po ashtu njoftohet se në aplikimet e bëra në muajin qershor rreth 2.5 e tyre përbëhen nga fëmijët e pashoqëruar, të cilët më së shumti janë nga vendet si Afganistani, Eritrea dhe Pakistani.

- ISLAMSHOP.CH -

LEXO MË SHUMË

Bamje me Hudhra dhe Vaj Ulliri – Shpejt, Lehtë dhe Shëndetshëm

Dashamirësit e bamjes, një perime tepër e shëndetshme për organizmin, janë gjithnjë në kërkim të recetave interesante për gatimin e saj. Pas kërkesave të shumta...

Golfi i ri i Volkswagen me një super risi

Një numër i madh i prodhuesve të makinave janë duke u zhvendosur nga ekrane analoge në digjitale.

Kumbulla: Zgjodha Shqipërinë, por ndihem edhe italian! Ja çfarë më tha Reja

Marash Kumbulla nuk do të jetë i disponueshëm për Edi Rejën dhe Kombëtaren e Shqipërisë për ndeshjet...

Së fundi

Lajmet dt:29/10/2020

https://youtu.be/uQFI3pi_XL4 DRITA TV LAJME LAJMET 29 10 2020 #Drita tv #lajme #edicion# informativ #YouTube Kuvendi i Shqipërisë ka rrëzuar dekretin e Presidentit Ilir Meta në lidhje me...

Samsung poston të ardhurat më të larta që ka pasur ndonjëherë nga shitjet e telefonave

Samsung Electronics ka njoftuar fitimet tremujore për periudhën korrik-shtator 2020. Kompania raportoi fitimin e saj operativ të tremujorit të tretë u rrit me 59% nga...

Turqia dënon ashpër sulmin brenda kishës në qytetin Nice të Francës

Turqia ka dënuar ashpër sulmin e kryer sot brenda një kishe në qytetin Nice të Francës. Në një deklaratë të publikuar lidhur me sulmin e...